Rreth 60 plumba janë shkrehur ndaj mjetit me të cilën po udhëtonin dy viktimat e atentatit në Vlorë.
Autorët të cilët nga hetimet paraprake dyshohet se ishin tre kanë vëzhguar lëvizjet e shënjestrës dhe kanë qëlluar në momentin kur viktimat kanë kaluar në autostradë në mbikalim në fshatin Panaja.
Trupat e tyre ndodhen ende në mjet, ndërsa një person ka mbetur i plagosur.
Një makinë është gjetur e djegur në Frakull të Fierit e cila dyshohet se i përket autorëve. Policia ka nisur punën për të zbardhur ngjarjen e plotë.
Paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë më një atentat mafioz, ndërsa policia po punon për të identifikuar viktimat dhe autorët.
Kjo është vrasja e tretë e ndodhur brenda 24 orëve në vend ku dy u shënuan ditën e djeshme në Sarandë dhe në Elbasan.