Një ditë pas arrestimit Redjan Rraja, një nga personat e dyshuar si autorë i atentatit ku një nga 3 personat e plagosur ishte edhe prokurori Arjan Ndoja, prokuroria është në pritje të përgjimeve telefonike.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar përgjimet telefonike të aparateve celularë të sekuestruara Redjan Rrajës, për të parë nëse ai ka qenë ose jo në vendin e atentatit.
Kjo pritet të jetë dhe argumenti i prokurorëve për të provuar autorësinë e tij në atentatit ndaj prokurorit Ndoja. Dyshohet se Rrahja nuk ka vepruar i vetëm.