Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Athinë mbrëmjen e së premtes, 15 korrik.
Mediet greke raportojnë se një shqiptar ka përfunduar në spital, si pasojë e të shtënave.
“Një burrë me origjinë shqiptare ka mbetur i plagosur nga të shtënat dhe është dërguar në spital”, shkruan protothema.gr.
Ngjarja ka ndodhur në orën 22:00 në zonën e Metaxourgeio, në rrugën e Chios.
Ndërkohë policia është vënë në kërkim të autorit të sulmit.
Sipas informacioneve të para, i plagosuri është qëlluar me plumb në bark dhe në këmbë , ndërsa organet e Sigurimit po hetojnë shkaqet e sherrit, me të dhënat e para që flasin edhe për mundësi larje hesapesh qe mund të kenë lidhje me trafikimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.