Një atentat ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit. Mësohet se një person është qëlluar dy herë me armë zjarri.
Bëhet me dije se i plagosuri ishte në makinën me targa AA 777 RT kur është qëlluar me armë zjarri.
I plagosuri është dërguar në spital, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet.