Kryetari i Partisë Demokratike në një deklaratë për mediat ka akuzuar sërish kreun e qeverisë, Edi Rama teksa shprehet se po zbaton teoritë e Vasa Cubrilloviç për spastrimin etnik të shqiptarëve. Ndërsa ka theksuar se 27% e tyre janë larguar që nga viti 2014.
“Ky është një armik i egër, i votës së lirë të shqiptarëve. Ky është një plaçkitës i paskrupujt nëpërmjet shtetit elektoral. Ky është një armik i egër i interesit kombëtar të shqiptarëve. Se cili është Edi Rama në raport me interesin kombëtar, sot e ka marrë vesh çdo shqiptar. Zbatimi i platformës së Cubrillovicit për spastrimit etnik, Rama ka deklaruar se do zëvendësojë punëtorët shqiptarë me ata nga Bangladeshi. Deklaratat e tij se Gjermania ka fajin për ikjen e shqiptarëve janë dëshmi e teorisë së Cubrilloviç që po ndjek Rama. Nuk ka në histori një luftë civile që në një hark kohor të tillë të ketë larguar nga kombi 27% të materies kombëtare. Padroni i ti, Vuçiç tha se për 17 vite ishte përpjekur të arrinte marrëveshje me udhëheqjen e Kosovës ndërkohë që me si vëllaun tim binjak, Edi Rama biem dakord për çdo gjë dhe merremi vesh për çdo gjë. Ky është Edi Rama”, tha Berisha.