Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme mes ministres së Arsimit Evis Kushi dhe pedagogëve, lidhur me kërkesat e këtyre të fundit ku nuk u arrit dakordësi për çështjen e rritjes së pagave.
Berisha shprehet se Kushi me porosi të Ramës refuzon kërkesat e pedagogëve për pagat dhe kushtet e tjera minimale. Ai shton se PD ofron mbështetje të plotë për lëvizjen e pedagogëve të cilët kanë paralajmëruar protestë me datën 5 tetor.
“Qëndrim cinik i Edi Ramës ndaj pedagogëve të universiteteve! Zonja Kushi me porosi të Ramës sillet si zonja Askushi! Ajo, në emër të Edit refuzon kërkesat minimaliste të pedagogëve për pagat dhe kushtet e tjera minimale për universitetet. Pedagogët shpallin 5 tetorin ditën e grevës së përgjithshme! Mbështetje të plotë pedagogëve grevistë! Dënim qëndrimit cinik të Edi Ramës!”, shkruan Berisha.