Asgjë e re nga Brukseli! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Asgjë e re nga Brukseli!

19:10 | 23/06/2022
në Uncategorized
0

Nga Lutfi Dervishi

Sot ukrainasit dhe moldavët kanë arsye për t’u festuar nëse besojnë se marrja e statusit kandidat për në BE është një ftesë për të qëndruar në paradhomën e familjes së madhe me 26 anëtarë, por nuk ka shumë arsye për gëzim kur sheh bilancin për Ballkanin.

Sot, nuk pati lajm të mirë për Shqipërinë që ka 8 vjet që ka marrë statusin e vendit kandidat, nuk pritej lajm i mirë për Maqedoninë që ka 17 vjet me statusin e vendit kandidat, – dy vende që sipas Komisionit Europian kanë plotësuar kushtet prej vitit 2018!

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Por më skandaloze është situata me Kosovën! I vetmi vend i izoluar në kontinent! (Dhe të mendosh që edhe banorët e Venezuelës lëvizin pa viza në hapësirën Shengen?!

Lajm të mirë nuk pati as për Bosnjën dhe as për dy vendet që kanë vite që kanë hapur negociatat, Serbia më 2014 dhe Mali i Zi më 2012.

Agresioni rus në Ukrainë ka ndryshuar çdo gjë për BE-në, me përjashtim të politikës së saj të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë që “zgjerohet’ drejt Lindjes dhe tregon kujdes të shtuar për oborrin e pasëm, në rajon po humbet “rrugën” në oborr.

Ndonëse vlerësuar që prej 2018 se ka plotësuar kushtet për çeljen e negociatave, ndonëse mbështetja për BE-në është në shifrat 90%, Shqipërisë i duhet sërish të presë ditë më të mira.

Historia e rrugës së Shqipërisë drejt BE-së gjithmonë e më shumë po i ngjan historisë së disa rrugëve tona në Shqipëri, që dihet data se kur nisin punimet, por deri në përfundim të tyre, dalin probleme pas problemesh: me shpronësimin, financimin, rrëshqitjet, gjykatat, protestat, ndikimet globale etj etj! Dështimi për të mbaruar në kohë mbulohet mu ashtu si u mbyll sot takimi BE- Ballkani Perëndimor me fjalë, foto dhe video të bukura për rrjetet sociale që pasohen nga vizita në rajon të ngjashme me vizitat inspektuese në “kantieret e ndërtimit” të rrugëve.

Por përtej krahasimit që çalon është e qartë se tani nuk po flitet më për standarte që duhen plotësuar, por për mosmarrëveshje që duhen zgjidhur.

Nëse merr në konsideratë se çfarë kërkon Bullgaria nga Maqedonia, duket se shqetësimi më i madh në Ballkan nuk është e ardhmja, por e shkuara. Pas 30 vjet beteje me Athinën për të shkuarën, Shkupit do t’i duhet edhe një betejë tjetër për të shkurën me Sofien.

Shqipëria nuk ka pse mbetet peng i mosmarrëveshjeve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë. Në vend që të bëjë betejë për të ardhmen e vet me kërkesën për t’u vlerësuar sipas meritës, Tirana e gjen veten në një luftë batutash me Sofien që nuk ka asnjë pretendim ndaj Shqipërisë?!

Dhe show tjetër i panevojshëm sot ishte “Ballkani Hapur” në Bruksel. Serbia është në një fazë të avancuar (teknik) në raport me integrimin në BE. Treshja e “Ballkanit Hapur” mund të duartrokitej sot vetëm nëse krahas tyre aty do të ishte edhe Presidentja e Kosovës dhe të katër të shprehnin zhgënjimin për pafuqinë e Brukselit për të marrë vendime për të integuar më tej rajonin me BE-në.

Koordinimi i qëndrimeve me njëri-tjetrin në Ballkan nuk duhet të bëhet me idenë se kemi edhe alternativë tjetër përveç rrugës drejt BE-së.  Ideja e ndërtimit të Europës në shtëpinë tonë është dhe objektivi i të gjithëve. Por nuk mund të ndërtohet Europa në shtëpinë tonë pa ndihmën e Europës.(Pa përmendur miliardat e ndihmës të dhënë nga Brukseli mjaft të kujtojmë se për rajonin BE angazhon 9 miliardë euro grant dhe 30 miliardë për investime- fondet e ndihmës 2021-2027).

Samiti i sotëm BE- Balkani Perëndimor u mbyll me foton e bukur të liderëve. Qershorin e ardhshëm mbushen 20 vjet nga Samiti i Selanikut, ku kryetarët e shteteve të Unionit  premtuan se e ardhmja e rajonit është në BE! Atëherë u krijua përshtypja se bëhej fjalë për një të ardhme të afërt. Sot duket se e ardhmja do të jetë e largët.

Sot është ditë e mirë për ukrainasit dhe moldavët. Ballkanasit e ardhshëm!

Etiketa: asgjëBrukseliLutfi Dervishire

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Gjendet trupi i pajetë i 56-vjeçares në lumin Vjosa

Gjendet trupi i pajetë i 56-vjeçares në lumin Vjosa

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com