Artur Zheji: “Sëmurë? Asgjë për t’u shqetësuar! Po notoj në …” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Artur Zheji: “Sëmurë? Asgjë për t’u shqetësuar! Po notoj në …”

19:20 | 19/08/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Në disa portale kanë qarkulluar shumë pandehma për zhvillimet më të fundit në mediat shqiptare, ku si zakonisht, të vërtetat dhe të pavërtetat, ngatërrohen në një gërshet herë të pafajshëm dhe herë shumë djallëzor. Ndër të tjera është ngritur një tymnajë edhe për gazetarin e analistin Artur Zheji, për shëndetin dhe për planet e tij të ardhshme mediatike. 360grade.al, e gjeti Zhejin në Sarandë, duke pushuar me familjen e tij, prej disa ditësh, herë me telefon mbyllur dhe herë me telefon hapur.

360grade.al: Zheji, më në fund si jeni?
Artur Zheji: Do të doja që shumica e miqve të mi, që ua dua të mirën, të mos ndalojë së notuari në det, ashtu si po bëj unë në mënyrë të përditshme. Pse çfarë ka ndodhur?

360grade.al: Thuhet në disa portale se vijoni të jeni sëmurë…
Artur Zheji: Më duhet t’i përgënjeshtroj. Ndoshta, ndokush ka dëshirë të jetë ashtu dhe dëshirat i shndërron në përfundime, zakon shqiptar jo i shëndetshëm ky. E vërteta është se, këto dy-tre muajt e fundit, u kujdesa për shëndetin, më me vëmëndje se më parë, pasi bëra një ndërhyrje kirurgjikale të lehtë dhe të shpejtë, në Gjermaninë e bekuar nga Zoti. Porse fill pas kësaj, kam parapëlqyer të heq “prizat”, nga e përditshmja mediatike dhe politike shqiptare, për të ulur stresin dhe kotësinë e rënies në kurthin e lajmeve të verës, që shpesh janë të ngjashme me puçrrat që u dalin fëmijëve nga djersa e vapës. Është një jetë e re në trekëndëshin, diell, det dhe familje… Pastaj mungesat në Shqipëri, ndonjëherë të bëjnë më të vlerësuar se sa prania mediatike e përhershme. Është edhe kjo diçka për t’u shijuar, kur mungon ca kohë, dallohet më lehtë kush të vlerëson e kush jo, ku vendin e parë e ka publiku që ka mbërritur te unë me shqetësim dhe dashuri befasuese.

Read more

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

360grade.al: Çfarë mendoni për rastin Pjetri, si do zgjidhet çështja e Shkodrës?…
Artur Zheji: Jo, jo… nuk kam përgjigje për këtë… ju kam edhe miq dhe doni të më rifusni në debate të parakohshme. Pjetri dha dorëheqjen, apo jo? Opozita e kapi pasinqeritetin e tij. Kryeministri e shkarkoi, me dëshirë ose pa dëshirë, kjo s’ka rëndësi. Më duket se nëse do të vijonin gjërat kështu, opozitë e ashpër dhe qeveri që mbrohet përmes dorëheqjeve, punët do të shkojnë më mirë në vjeshtën politike që po afron… ja, nuk ju lashë fare pa përgjigje, ju, miqve të 360grade.al, që duheni përgëzuar në këtë verë të nxehtë.

360grade.al: Zheji, po Rama do ti pranojë apo jo, zgjedhjet e dekretuara nga Presidenti Meta?
Artur Zheji: Po shkoj të lahem në det tani… Zgjedhjet e tetorit janë ligj Kushtetues, nuk e di, të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kur të kemi një të tillë… Faleminderit për pyetjet, dëgjohemi shpejt njëherë tjetër… dhe një gjë, pavarësisht se flitet shumë për ndryshime në mediat elektronike shqiptare, kam përshtypjen se televizioni Ora News do të ketë surpriza befasuese. Por është herët të flasim…

/360 gradë/

Etiketa: Artur ZhejiArtur Zheji: “Sëmurë? Asgjë për t’u shqetësuar! Po notoj në …”Asgjë për t’u shqetësuarnotojOra NewssemureValdrin Pjetri

Të Lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

nga 27
23:26 | 04/04/2026
0

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

nga 27
22:36 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

22:32 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

nga 27
22:14 | 04/04/2026
0

Juventus ka përpara një rrugë për të hyrë në zonën Champions gjatë së cilës duhet të jetë thuajse perfekt. Luciano...

Para
Aksident me 3 të plagosur në Fier, 2 nisen me urgjencë drejt Tiranës

Aksident i frikshëm në Cërrik/ Makina përfundon në lokal, plagosen 5 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:32 | 04/04/2026
Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

22:14 | 04/04/2026
Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –
  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com