Artan Hoxha: Qe prej këtij atentati Durrësi nuk po gjen më qetësi, ekuilibrat janë prishur – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Artan Hoxha: Qe prej këtij atentati Durrësi nuk po gjen më qetësi, ekuilibrat janë prishur

14:53 | 30/08/2021
në Kryesore, Shqiperi, Uncategorized
0

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas operacionit të policisë të finalizuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit ku u kapën tre persona të cilët ishin përgatitur për të kryer një vrasje me pagesë.

Artan Hoxha thotë se që prej atentatit të dështuar të 20 qershorit ku mbetën të plagosur Plarent Dervishaj dhe Julian Mecaj, Durrësi nuk po gjen qetësi. Ai thekson se tashmë ekuilibrat në këtë qytet janë prishur dhe askush nuk është më i paprekshëm.

Postimi i plotë
“Çunat”, “çunat”, mirë mitrolozin dhe pistoletat, i kanë “vegla” pune, po 2 laptop-ët për çfarë u janë dashur???!!!

Read more

Lubia është bërë tmerr për socialistët, shkon çdo ditë në Kryeministri dhe… –

Mori 1.5 mln euro nga “Bankers”, Leonidha Çobo mbyll zyrën e tij të konsulencës –

Jemi rikthyer përsëri në diktaturë, Edi Rama dekoroi babanë e tij xhelat –

Bordi i Ramës rrit përsëri çmimin e karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina –

Lufta për kontrollin e Durrësit…
Beteja që vazhdon prej më shumë se dy vitesh…

Prej atentatit të dështuar të 20 qershorit 2019, ku mbeten të plagosur Plarent Dervishaj dhe Julian Mecaj, pasi u qëlluan me breshëri kallashnikovi teksa udhëtonin me një Range Rover, Durresi nuk ka gjetur me qetësi…
Në atë kohë paralajmërova se kjo ngjarje prishi shumë ekuilibra të brishtë në qytetin e dytë më të madh të vendit.
Ndërsa apelova agjensitë e zbatimit të ligjit, se nëse nuk vepronin shpejt për të zbuluar autorët e këtij atentati, do ishte shumë vonë për të parandaluar ngjarjet që do të pasonin njëra-tjetrën.
Për fat të keq nga ajo kohë, një seri ngjarjesh të njëpasnjëshme kanë vazhduar ta trondisin Durrësin në këto dy vite, por ende paqja nuk është vendosur në portin më të madh të vendit.
Përkundrazi, gjatë javëve të fundit kanë ndodhur disa ngjarje të rënda, përfshirë edhe vendosjen e 50 kg eksploziv në fabrikën e çimentos.
Ku më shumë se sasia tepër e madhe e eksplozivit, apo fabrika që ishte objektiv i sulmit brenda qytetit, tërheqin vemendjen personazhet që fshiheshin pas këtij biznesi.
Tashme duket qartë se vija e kuqe, që ka mbajtur për më shumë se 20 vite ekuilibrat në qytet-portin më të madh të vendit, është kaluar, dhe se askush në Durrës, nuk është më i paprekshëm apo i pacenueshëm…
Po ti shtojmë këtij bilanci edhe sekuestrimin rekord prej 1 tone kokaine në kalatat e portit vetëm gjatë 4 muajeve të këtij viti, atëherë prognoza duke më zymtë…

Gjithsesi, policia sot, meriton një falenderim për arrestimin në flagrancë, të “shokëve” apo “miqve” të personazheve, që i kanë shpëtuar atentateve të fundit në qytetin bregdetar…

Më shumë se fuqia e zjarrit e mitrolozit të kapur me fishekë në gojë, apo saktësia e Glock-ve të sekuestruar, me trembin “gjahtarët”, që qarkullojnë me laptop rrugëve të qytet-portit me të madh të vendit…
Jo me kot gjatë muajeve të fundit, grupet e mëdha dhe tradicionale të Durresit, i kanë rritur ndjeshem masat e sigurisë.
Disa prej personazheve që kanë shenjuar historinë e këtyre 25 viteve në këtë qytet, janë detyruar të largohen jashtë vendit, për ti shpëtuar ekzekutimit nga atentatet e kundërshtareve apo arrestimit nga policia.
Sigurisht ata nuk kanë dalë nga loja. Por thjesht po mbledhin forcat, po ristrukturojnë grupin, për të goditur në çastin më të parë, që do t’u krijohet mundësia….
Ndërkohë, ata që duken si fitimtarët e momentit, apo si “lordet” e qytetit, janë rigrupuar dhe pozicionuar qartë në territoret e tyre të kontrollit.
Nuk kanë shtuar vetëm rojet e armatosura pranë resorteve apo bizneseve të tyre, por edhe lëvizjen me eskortë e mjete të blinduara.
Për më tepër, kanë rekrutuar mercenarë vendas dhe të huaj, ish-speciale të policisë apo ish-ushtarakë, të gatshëm dhe të trajnuar posaçerisht për të marrë jetë njerëzish…
Tashmë është  e qartë se prej më shumë se dy vitesh, qytet-porti më i madh i vendit e ka humbur qetësinë karakteristike të tij.
Ditët e paqes mes grupeve të organizuara kanë marrë fund.
Të mësuar që viktima të atentateve në rrugët e Durrësit të mbeteshin personazhe të botës së krimit nga Vlora, Tepelena, Tirana, Fushe Kruja apo Veriu i vendit, tashmë e kanë kuptuar se radha u ka ardhur, vetë atyre…

Etiketa: Artan HoxhaAtentatet ne durres

Të Lidhura

Lubia është bërë tmerr për socialistët, shkon çdo ditë në Kryeministri dhe… –

Lubia është bërë tmerr për socialistët, shkon çdo ditë në Kryeministri dhe… –

nga 27
12:38 | 16/05/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, e nisi fjalimin e tij me...

Mori 1.5 mln euro nga “Bankers”, Leonidha Çobo mbyll zyrën e tij të konsulencës –

Mori 1.5 mln euro nga “Bankers”, Leonidha Çobo mbyll zyrën e tij të konsulencës –

nga 27
12:16 | 16/05/2026
0

Ish-administratori i Bankers Petroleum, Leonidha Çobo, ka pezulluar aktivitetin e studios së tij “LC Consulting”, ndërsa është në hetim nga...

Jemi rikthyer përsëri në diktaturë, Edi Rama dekoroi babanë e tij xhelat –

Jemi rikthyer përsëri në diktaturë, Edi Rama dekoroi babanë e tij xhelat –

nga 27
11:50 | 16/05/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në një aktivitet publik, deklaroi se në Shqipëri është rikthyer një...

Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi i Ramës rrit përsëri çmimin e karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina –

nga 27
11:30 | 16/05/2026
0

Bordi i Transparencës ka rritur sërish çmimin e karburanteve në vend. Sipas njoftimit të Bordit, çmimi i naftës është rritur...

Para
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës merr disa masa kundër koronavirusit

Situatë e rëndë në Kosovë, 20 të vdekur nga Covid

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Lubia është bërë tmerr për socialistët, shkon çdo ditë në Kryeministri dhe… –

Lubia është bërë tmerr për socialistët, shkon çdo ditë në Kryeministri dhe… –

12:38 | 16/05/2026
Mori 1.5 mln euro nga “Bankers”, Leonidha Çobo mbyll zyrën e tij të konsulencës –

Mori 1.5 mln euro nga “Bankers”, Leonidha Çobo mbyll zyrën e tij të konsulencës –

12:16 | 16/05/2026
Jemi rikthyer përsëri në diktaturë, Edi Rama dekoroi babanë e tij xhelat –

Jemi rikthyer përsëri në diktaturë, Edi Rama dekoroi babanë e tij xhelat –

11:50 | 16/05/2026
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi i Ramës rrit përsëri çmimin e karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina –

11:30 | 16/05/2026
Policia nën urdhërat e krimit! Si u bë“mollë sherri” për vrasjen me tritol të Isuf Jaçajt ndërtimi pa leje në Sarandë –

Policia nën urdhërat e krimit! Si u bë“mollë sherri” për vrasjen me tritol të Isuf Jaçajt ndërtimi pa leje në Sarandë –

11:22 | 16/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Lubia është bërë tmerr për socialistët, shkon çdo ditë në Kryeministri dhe… –
  • Mori 1.5 mln euro nga “Bankers”, Leonidha Çobo mbyll zyrën e tij të konsulencës –
  • Jemi rikthyer përsëri në diktaturë, Edi Rama dekoroi babanë e tij xhelat –
  • Bordi i Ramës rrit përsëri çmimin e karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina –
  • Policia nën urdhërat e krimit! Si u bë“mollë sherri” për vrasjen me tritol të Isuf Jaçajt ndërtimi pa leje në Sarandë –
  • Planifikuan vrasjen e Aleksandër Prendit, SPAK çon për gjykim anëtarët e grupit ‘Bajri’ dhe “shënjestrën” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Lubia është bërë tmerr për socialistët, shkon çdo ditë në Kryeministri dhe… –
  • Mori 1.5 mln euro nga “Bankers”, Leonidha Çobo mbyll zyrën e tij të konsulencës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com