• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

O qirje Vangjelis… nuk e zhbëni dot gjakun e çamëve!

16:43 | 23/06/2020
në Opinion
0

Nga Artan Hoxha

Mbani frymën njerëz….

Lexo edhe

Kiko bëhet avokat i McGonigal

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

Çani: Kjo vjen nga greqishtja e vjetër, apo nga greqishtja e re?!

Curri: O Çani, ti je me grek se unë!!!

…dhe përballë Vangjelis Dules, që i shkëlqen fytyra nga lumturia…

Me tej, Vangjeli, që e përshkruan situatën në Dropull dhe në Himarë, nën “presionin” e policisë dhe antiterrorit, si situata në Rripin e Gazës, në Palestinë.

Ke të drejtë zoti Dule, sepse për një spurdhjak greqisht-folës nga Xarra, që djeg fshehurazi në një vrimë, flamurin kombëtar dhe e filmon për ta shpërndarë në internet, kjo polici, arreston 20 shqiptarë që protestonin paqësisht, para konsullatës greke, sepse u kishin përdhosur simbolet kombëtare.

E paneli, që mbetet i mahnitur nga “denoncimet” e Dules, që flet në një televizion kombëtar shqiptar, sikur është përfaqësues politik i neofashistëve të “Agimit të Artë”, të cilëve tashmë po u vënë drunë edhe në Greqi.

Dhe pastaj mendon për një çast, ore kush i ka bërë masakrat dhe genocidin etnik mbi popullsinë civile?!

Kush i ka shpërngulur, dhjetëra mijëra civilë përtej kufijve shtetërorë?!

Kush ua ka grabitur pronat dhe djegur fshatra e qytete të tëra?!

Ore, viktimat janë grekë minoritarë të sjellë si argatë nga osmanët në trojet shqiptare, apo janë shqiptarë, çamët e masakruar, e shpërngulur nga trojet e tyre shekullore, tashmë të përfshira brenda territorit të Republikës së Greqisë?!

Vetëm në vitet 1944-1945, në fshatrat çame, janë vrarë gjithsej 2771 civilë shqiptarë.

Konkretisht si më poshtë:

Në Filat dhe rrethinat, 1286 civilë të vrarë,

në Gumenicë dhe rrethinat, 192 civilë të vrarë,

në Paramithi dhe rrethinat, 673 civilë të vrarë,

në Pargë, 620 civilë të vrarë.

Janë plaçkitur dhe djegur 5800 shtëpi në 68 fshatra.

Si rezultat i këtyre goditjeve, llogaritet që 28000 çamë, të jenë larguar për në Shqipëri, ku u vendosën në periferi të Vlorës, Durrësit dhe Tiranës.

O qirje Vangjelis, Çanis, Curris, mos u lodhni kot!

Nuk e zhbëni dot historinë, e vaditur fund e krye me gjakun e mijëra e mijëra shqiptarëve çamë.

Atë histori që oshëtin, me dhimbjet, lotët, eksodin e dhjetëra mijëra shqiptarëve, nga trojet shekullore në jugun e Shqipërisë natyrale, apo në Epir, si ta doni.

Për më tepër, dëgjon Dulen, të përdorur vazhdimisht nga qarqet më ultranacionaliste greke, të qahet, se shqiptarët janë “përdorur” nga Turqia, për të penguar marrëveshjen e delimitimit të kufijeve detarë, në hapesirën ujore shqiptaro-greke.

Nëse ka ndonjë gjë e hairit, të cilën e kanë bërë shqiptarët, dhe sidomos drejtësia shqiptare në këto 30 vite, është pikërisht vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që rrëzoi marrëveshjen e delimitimit të kufijëve detare, ku Republika e Shqipërisë, humbte haptazi në favor të Greqisë, afro 350 kilometra katrorë të territorit detar të saj.

Dhe në fund, qirje Vangjeli, ishte i shqetësuar pse Policia e Shtetit, kishte nisur hetimin në lidhje me disa elementë ekstremistë, neofashistë grekë dhe antishqiptarë të tërbuar.

Pra, pse policia po heton për shtetas shqiptarë, greqisht-folës, që kane djegur e përdhosur flamurin kombëtar dhe simbolet shtetërore të Republikës së Shqipërisë, që kanë kryer veprimtari kriminale në dëm të interesave kombëtare dhe shtetërore të Shqipërisë.

Pastaj paneli i emisionit, nën tingujt dehës të kengëtarit të njohur grek, Andonis Remos, i ka kërkuar Vangjelit, që të ngrejë zërin në BE, kundër Republikës së Shqipërisë dhe shqiptarëve, sepse ata po shkelin dhe dhunojnë të drejtat e minoritetit grek.

Qirje Vangjeli, nëse një shtetas grek me kombësi shqiptare, do të kishte bërë në një televizion kombëtar grek, këtë që bëre ti në televizionin më të madh kombëtar shqiptar, jo vetëm që do ta kishin përzënë prej leckash, por do t’i kishin vënë flakën studios së emisionit.

Por, meqë jemi në Shqipëri, në atë vendin që ti ankohesh se të shkelin të drejtat dhe liritë themelore, ti bën çfarë të do kokrra e qejfit, në fashën orare televizive më të ndjekur dhe nuk të hyn gjemb në këmbë.

Si emigrant, për disa vite në Greqi, në fillimin e viteve ‘90-të, e kam provuar mbi kurriz, çfare do të thotë, të të shkelin liritë dhe të drejtat më minimale njerëzore, policia dhe ushtria greke.

Se si na kërkonin me insistim që në këmbim të një pune për të mbajtur frymën gjallë, të ndërronim emrin, mundësisht dhe besimin fetar.

Por, edhe pse isha një adoleshent, që kisha kaluar kufirin duke marshuar për ditë të tëra me këmbë, maleve të Greqisë, nuk i kam harruar kurrë grekët, të cilët më strehuan dhe më morën në punë.

Ende vazhdoj të ruaj miqësinë, me ustain tim, Vasilin, gruan e tij, Nikoleta, fëmijët e tyre, dhe i vizitoj e interesohem për ta, sa herë më jepet mundësia.

Akoma vazhdoj të dëgjoj, kur jam i ngeshëm, këngë fantastike nga Dhimitris Mitropanos apo Vasilis Karras.

Shikoj sa herë me jepet mundësia, derbin e Athinës, Olimpiakos-Panathinaikos, apo derbin e Greqisë, PAOK-Olympiakos. Kam qenë në dhjetera koncerte me këngëtarë grekë. Njoh me mijëra shqiptarë, që dëgjojnë, këndojnë apo kërcejnë muzikë greke.

Por, nuk njoh asnjë grek, që dëgjon, e jo më të këndojë muzikë shqiptare.

Sinqerisht, nuk më shqetëson fare fakti që reklamoni kulturën dhe historinë greke, jo atë shqiptare.

Që admironi dhe shijoni, muzikën greke, para asaj shqiptare.

Që keni zgjedhur të jeni grekë dhe të ndiheni të tillë, megjithëse keni lindur në Shqipëri dhe flisni shqip.

Që akuzoni qeveritë dhe politikën shqiptare, si të shitur te Turqia, kur ne e dimë shumë mirë, se më parë janë shitur dhe i ka blerë, Greqia.

Kjo është zgjedhja juaj dhe keni gjithë të drejtën e Zotit, të bëni këtë zgjedhje.

Por, mos i akuzoni dhe fajësoni, Shqipërinë dhe shqiptarët, për atë që nuk e kanë. Nëse një shqiptar do të guxojë të bëjë në Greqi, të njëjtën gjë, që bëjnë shpesh në Republiken e Shqipërisë, minoritarët, apo shqiptarët greqisht-folës, për një pension mujor prej 300 eurosh, …fundi do të ishte tragjik.

Prandaj, ndërsa dëgjoja tek flisje shqip, në mendje nga greqishtja, më erdhën vetëm këto fjalë;

“Ο Θεός να μας σώσει, κυρίως Vangjelis”

(Zoti na ruajt, zoti Vangjeli!)”.

Etiketa: Artan HoxhaArtan Hoxha i përvishet Vangjel Dules: O qirje Vangjelis… nuk e zhbëni dot gjakun e çamëve!cametgjakugreqisht-folësqirje VangjelisVangjel DuleXarra

Të Lidhura

16 “të pathënat” e Ditës së Pavarësisë –

Kiko bëhet avokat i McGonigal

nga 27
15:55 | 29/01/2023
0

Nga Lutfi Dervishi – I tronditur nga zhurma e madhe në SHBA dhe ahengu i papritur në Shqipëri, Kiko vendosi...

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

nga 27
08:06 | 16/01/2023
0

Nga Genc Pollo– Në shtator 2005, një person u arrestua nga Policia se kishte nxjerrë e shitur tezën e provimit...

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

nga 27
11:32 | 14/01/2023
0

Nga Ola Xama-Unë e kam takuar për herë të parë Arlind Gjokutajn kur ka qënë drejtor i Parandalimit dhe Pastrimit...

Skllavëria e ëmbël që sjell Big Brother

Skllavëria e ëmbël që sjell Big Brother

nga 27
11:26 | 14/01/2023
0

Nga Ergys Mertiri- Big Brother-i lindi si ide nga romani i George Orwell “1984”, i cili përshkruan një regjim politik...

Para
Koronavirusi shkakton panik edhe në Francë, shtyhet ndeshja PSG-Strasbourg

Lejohen 5 mijë tifozë, qeveria franceze pranon hapjen e stadiumeve për dy ndeshjet e rëndësishme

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbi 1000 të vdekur në Turqi nga tërmeti, viktimat për çdo zonë –

Mbi 1000 të vdekur në Turqi nga tërmeti, viktimat për çdo zonë –

14:33 | 06/02/2023
Izraeli vret 5 palestinezë –

Izraeli vret 5 palestinezë –

14:21 | 06/02/2023
Ja shqetësimet që ngrita –

Ja shqetësimet që ngrita –

14:19 | 06/02/2023
‘The Rock’ bën realitet ëndrrën e Adele në ‘Grammy 2023’ –

‘The Rock’ bën realitet ëndrrën e Adele në ‘Grammy 2023’ –

14:13 | 06/02/2023
Tërmeti/ Duka, mesazh solidarizimi me popullin turk

Tërmeti/ Duka, mesazh solidarizimi me popullin turk

14:07 | 06/02/2023

Më Të Lexuarat

  • Mbi 1000 të vdekur në Turqi nga tërmeti, viktimat për çdo zonë –
  • Izraeli vret 5 palestinezë –
  • Ja shqetësimet që ngrita –
  • ‘The Rock’ bën realitet ëndrrën e Adele në ‘Grammy 2023’ –
  • Tërmeti/ Duka, mesazh solidarizimi me popullin turk
  • Futbollisti shqiptar tregon momentet e tmerrit në Turqi –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbi 1000 të vdekur në Turqi nga tërmeti, viktimat për çdo zonë –
  • Izraeli vret 5 palestinezë –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com