Arsimi/ Deputetja e LSI-së Nikollës: Po shkatërroni të ardhmen e Shqipërisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arsimi/ Deputetja e LSI-së Nikollës: Po shkatërroni të ardhmen e Shqipërisë

10:10 | 20/03/2017
në Shqiperi
0

Kritikat ndaj ministres së Arsimit Lindita Nikolla kanë vjijuar edhe sot nga rradhët e LSI. Ka qënë deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj e cila ka kritikuar ministren Nikolla në lidhje me reformën në arsim.

Në reagimin e saj deputetja e LSI ngre disa pyetje për ministren Nikolla në lidhje me maturën shtetërore.

Mehmetaj duke i kujtuar diferencën mes PS dhe LSI i thotë ministres Nikolla se ju qani hallin e votave, ne po qajmë hallin e njerëzve, tek e fundit për këtë na kanë votuar.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Jo më larg se dje pati dhe një reagim nga rradhët e LSI për ministren Nikolla në lidhje me punën e saj në krye të këtij institucioni. Ishte Monika Kryemadhi e cila kritikoi nga Peza punën e ministres duke thënë se ministrat ikin e vijnë.

Statusi i plotë i deputetes së LSI:

Jam përpjekur shumë dhe gjithmonë do përpiqem të sfidoj ambjentin që na rrethon për t’i qëndruar larg vesit të dëmshëm të politikës shqiptare, ku debati nuk ngrihet mbi argumenta por sulme personale. Jam përpjekur shumë gjithashtu, që për zonjën Nikolla të mos flas asnjëherë individualisht, por për atë çka përfaqëson ministria që ajo mbulon.
E dashur Lindita, si ministre, do t’ju shërbente të sfidoni veten e ti qëndroni me sinqeritet më pranë nxënësve e studentëve, interesi i të cilëve duhet të jetë detyra juaj e vetme e sublime në këshillin e ministrave.
Gjithashtu, do duhej që me saktësi të kishit informacion mbi qëndrimet dhe diskutimet mbi cështjet e arsimit, të paktën këto katër vite. Fundja kjo është detyra juaj!
Edhe nëqoftëse nuk arrini dot ti mbani mend listën e gjatë të kritikave ndaj sistemit, ju ftoj të hapni arkivën e ministrisë.
Që prej vitit 2008 nga LSI dhe përfaqësues politik të saj, ka së paku dy letra dhe kërkesa zyrtare në vit që lidhen me Maturën Shtetërore dhe pranimet në Universitete. Besoj nuk është nevoja t’ju kujtoj gjithë diskutimet që kemi patur bashkë në seancat plenare apo komisione. As interpelancat, as propozimet, as ndërhyrjet. Sigurisht ju do fshiheni pas gishtit sot, sepse nuk ka argumenta të tjerë për të shpjeguar zullumin që është bërë me arsimin në Shqipëri.
Më thoni ju lutem, si e justifikoni ju faktin se buxheti dedikuar arsimit nga 3.27% e PBB që ka qenë në 2013, sot nuk arrin as 3%?
Si e shpjegoni ju që ndër gjithë ato fonde që janë shpërndarë pa teklif për tendera dhe koncesione me produkt të padukshëm, nuk keni sjellë fare përmirësim në infrastrukturën e shkollave ku sot studion gjenerata tjetër. Përkundrazi, sot fëmijët bëjnë mësim edhe ditëve të shtuna, se nuk kishit menduar për ngrohje në ditët e ftohta të dimrit. E ç’ngrohje them unë, as xhama nëpër dritare nuk kanë shkollat nëpër Shqipëri.
Si e shpjegon një ligj për arsimin e lartë, që lekët e taksapaguesve shqiptarë i con në xhepat e privatit?
Si e shpjegon rritjen e tarifave të studimit vit pas viti?
Cfarë bët ju si ministri për rreth 15000 maturantë që vitin e kaluar ngelën jashtë bankave të shkollës dhe jashtë tregut të punës?
A nuk u ndjet ndopak keq kur mijëra familje vuanin në ankth për të ardhmen e fëmijëve të tyre, shtatorin e kaluar, vetëm sepse ju nuk mbani përgjegjësi për veprimet tuaja?
Znj. Ministre ndoshta për ju pas maturës shtetërore vjen vera e sezoni i pushimeve në plazh, por për të gjithë ata që dënohen nga padrejtësia e këtij sistemi që ju me aq ngulm na kërkuat ta mbështesim, ëndrrat që u thyen i ç’rregullojnë të gjithë jetën e tyre dhe qetësinë psikologjike që do ndikojë në formësimin e tyre si të maturuar tashme!
E dini që mbani përgjegjësi ligjore për Portalin tuaj të mësuesve për Shqipërinë. Portal të cilin e bët për të futur në punë përkrahësit tuaj e për t’u bërë presion mësuesve të nderuar me vite eksperiencë në kurriz.
Si shpjegohet që pas dy viteve të miratimit të ligjit të ri për arsimin e lartë ende nuk kanë dalë aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji?
Më thoni si ndodhi që për herë të parë në këto 27 vite demokraci, krimi arriti të hynte në Universitet dhe t’i bënte presion më të nderuarve të shoqërisë sonë, profesorëve?
Nuk e di se sa mund ta zgjasja këtë listë pyetjesh dhe ndihem keq sinqerisht se si nuk keni asnjë ndjeshmëri për fëmijët e këtij vendi, se si nuk mendoni aspak që kështu po shkatërroni të ardhmen e Shqipërisë.
Unë nuk po e bëj dhe nuk do ja levoj vetes kurrë të bëj gabimin tuaj, të merrem personalisht me ju apo me individin politikan, por me punën që ju duhet të kishit bërë dhe produktin që sot duhet të ishte i prekshëm!
Ju vazhdoni qani hallin e votave, ne po qajmë hallin e njerëzve, tek e fundit për këtë na kanë votuar.

Etiketa: Kejdi MehmetajLindita NikkolaLSIMinistria e ArsimitPSreforma ne arsim

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Nishani: Resurset e Shqipërisë nuk shfrytëzohen për rritjen ekonomike

Nishani dekreton katër ministrat e rinj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com