Policia italiane ka arrestuar gjatë mbrëmjes së djeshme shtetasin shqiptar Erlir Palushi 30 vjeç, me akuzën e pajisjes me dokumenta të falsifikuara.
Arrestimi i tij u bë ndërsa Palushi po largohej nga territori italian në drejtim të Francës, në bordin e një autobuzi linje në tunelin e Monte Biancos.
Gjatë kontrollit të policisë italiane, 30 vjecari shqiptar ka paraqitur një pasaportë shqiptare pa vulë si dhe një kartë identiteti italiane me fotografinë e tij, por në zotërim të një shtetasi italian, rezident në komunën Cinisello Balsamo.
Palushi pritet të riatdhesohet në Shqipëri me një proceç të shpejtë dëbimi.