Një 63-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga karabinierët në Italia pasi akuzohet për trafik droge. Ai u arrestua në via Panama, në Romë.
Shqiptari u ndalua për kontroll nga karabinierët, por sjellja e tij e çuditshme bëri që efektivët të dyshonin në aktivitetin e tij.
Pas kontrollit në mjet, 63-vjeçarit iu gjet një ‘zgavër’ e vogël që kishte krijuar nën timonin e makinës së tij.