Policia e Kosovës ka arrestuar sërish mbrëmjen e sotme deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi.
Arrestimin e tyre e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Pak ditë më parë edhe Kurti edhe Kadaj Bujupi ishin arrestuar të hyrja e kuvendit, por që më pas ishin liruar në arrest shtëpiak.
E riarrestimi i tyre tash mund të ketë lidhje me praninë e tyre në festën e Lëvizjes Vetëvendosje, për fitoret në Prishtinë dhe Prizren.
http://klankosova.tv/e-fundit-arrestohen-perseri-albin-kurti-dhe-donika-kadaj-bujupi/