Albert Veliu, i njohur si “Dëshmitari X” është arrestuar nga Policia e Kosovës së bashku me djalin e tij.
Veliu dhe djali i tij mësohet se janë ndaluar ditën e diel dhe dyshohet se kanë kaluar ilegalisht në territorin e Kosovës nga pika e kalimit kufitar e Morinës ose nga kufiri i gjelbër.
Ndërkohë që Prokuroria e Krimeve të Rënda po vijon hetimet ku Albert Veliu u përfshi në audio-përgjminin e pretendruar me vëllain e minsitrit Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj.
Dyshohet se “Dëshmitari X” mund të ketë patur qëllim kërkimin e azilit në vendet e Bashkimit Europian.