Policia e Korçës ka sekuestruar 3.7 kg kanabis sativa dhe ka arrestuar poseduesin e drogës.
Burime zyrtare bëjnë me dije se specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, kanë vënë në pranga 28-vjeçarin Kostika Thoma, banues po në Korçë.
Blutë e Korçës kanë ushtruar kontroll në banesën e të riut ku janë gjetur 4 vazo qelqi me peshë 3.7 kg, brenda të cilave ndodhej kanabisi i tharë, gati për shitje. Në pamje të parë dukeshin si vazo me erëza për përdorim shtëpiak por kjo nuk i ka mashtruar efektivët e policisë së Korçës.
Pas arrestimit të 28-vjeçari policia i kaloi materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.