Gjatë mbrëmjes së djeshme, forcat e FNSH, janë ngjitur në skenën e një lokali në Dhërmi, ku kanë arrestuar kompozitorin Edlir Begolli, i cili shoqëronte këngëtarin Gena.
Ka qenë vetë kompozitori, i cili ka sqaruar se arrestimi i tij është bërë, për shkak të volumit të lartë të muzikës.
“Nuk bëra rezistencë dhe më vunë prangat. Nga aty më çuan në komisariat ku më mbajtën 5-6 orë pa arsye, pasi këto gjëra normalisht zgjidhen me një urdhër ndalimi”, është shprehur Begolli për xing.al
Kompozitori ka deklaruar se ka mbetur i tronditur nga mënyra e arrestimit, duke shtuar se nuk mund të trajnohet një artist si një kriminel. Por, nuk thotë gjë për tronditjen që shkakton muzika e lartë tek pushuesit që duan të flenë.