Është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Pickpockets”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
Policia i ka vënë prangat 2 shtetasve të cilët vidhnin portofolat, afër stacioneve të autobusëve.
Si rezultat e operacioni u vunë në pranga shtetasit:
– A. S., 45 vjeç, banues në Berat, i dënuar më parë për vjedhje;
– D. Gj., 45 vjeç, banues në Tiranë;
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit D. Gj. dhe A. S., janë autorë të ngjarjeve si më poshtë:
Më datë 14.07.2022, në vendin e quajtur “Kthesa e Kamzës”, pranë stacionit të autobusit, dyshohet se i kanë vjedhur portofolin me 800 euro, shtetases B. L.;
Më datë 15.07.2022, në rrugën “Mine Peza”, pranë stacionit të autobusit, dyshohet se i kanë vjedhur portofolin me 15.500 lekë të rinj, shtetasit B. C.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.