Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona të shpallur në kërkim, pasi kishin thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Sipas njoftimit, arrestimi i tyre u bë në zonën e quajtur ”Komunën e Parisit” në Tiranë.
Mësohet se në ranga kanë rënë Mehmet Lamko, 62 vjeç, të cilin Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 2 vjet burgim, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”; si dhe Elsi Balla, 26 vjeç, banues në Tiranë, të cilin Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 10 muaj burgim, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.