Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Arrestohen 4 persona në Vlorë, sekuestrohen armë dhe municione

Nga Ejona 0

Përfundon me sukses operacioni i koduar “Oriku”, katër persona në pranga të cilët janë kapur në flagrancë me amrë zjarri dhe municione

Janë arrestuar shtetasit Xhovalin Hodo, 23 vjeç  banues në Orikum, Viktor Durmishaj, 49 vjeç lindur në Fier banues në Rradhimë, Denald Hoxhaj, 21 vjeç banues në Orikum, Rilind Kutelaj, 29 vjeç banues në fshatinu Dukat i Ri. Motivi i arrestimit u bë për akuzën “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Në automjetin tip audi me targë AA124FZ, drejtuar nga shtetasi Rilind Kutelaj shoqëruar me shtetasit e tjerë të arrestur janë gjetur 1 pistoletë model 57 bashkë me 5 fishekë, 1 automatik model 56, bashkë me 5 fishekë.  Ata janë kapur në flagrancë buzë detit pranë vendit të quajtur “Pashaliman” gjatë udhëtimit në aksin rrugor nga fshati Dukatat në drejtim të Orikumit.

Sipas policisë Denald Hoxhaj akuzohet për kultivim bimësh narkotike, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij janë gjetur dhe asgjësuar disa bimë narkotike kanabis sattiva me lartësi 160 cm.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej