Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi u kapën me një sasi të madhe droge.
Dy shqiptarët u kapën me 800 kilogramë hashash dhe marijuanë në rajonin e Puglias në momentin që ishin gati për të shkëmbyer lëndën narkotike.
Veç lëndës narkotike janë sekuestruar armë e municione, 32 mijë euro, si dhe 4 automjete (2 makina dhe 2 kamionë).