Arrestimi i Ramushit, serbët dhe Gjykata Speciale – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestimi i Ramushit, serbët dhe Gjykata Speciale

23:15 | 04/01/2017
në Opinion
0

Nga Ben Andoni

Ramush Haradinaj është arrestuar pak orë më parë, fill sapo ka shkelur në aeroportin e Bazel-Mulhouse. Arsyeja ka qenë një urdhër arresti ndërkombëtar i Serbisë i vitit 2004, i cili është ekzekutuar nga policia franceze. Për zotin Haradinaj ky është arrestimi i radhës në aeroporte të ndryshme, por që deri më tani është liruar pas ndërhyrjeve të autoriteteve kosovare dhe të huaja. Për të ardhur keq, megjithëse fletë-arrestet ndaj zyrtarëve kosovarë janë shpjeguar në të gjitha rastet, ato vazhdojnë të jenë në fuqi. Ndaj, njeriu që e ka kaluar dy herë provën e Tribunalit të Hagës për krimet e luftës është sërish i rrezikuar.

Autoritetet kosovare në këto momente të para vetëm sa e kanë konfirmuar, por nuk dihen hapat për lirimin e tij, ndërkohë që i hidhur ka qenë sot për ironi të fatit reagimi i Presidentit Thaçi lidhur me akuzat për Gjykatën Speciale. Ai ka thënë pak a shumë se është faji i Kosovës, të cilës i janë vrarë dëshmitarët e çështjeve kundër UÇK-së, që po ngrihet autoriteti i ri i këtij Tribunali.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Ndërkohë më shqetësues është simetria e marrëdhënieve kosovare-serbe. Serbia vazhdon edhe e quan Ramush Haradinajn kriminel lufte për rolin e tij në udhëheqjen e UÇK-së në atë që ata e konsideronin si ish-provincën e tyre jugore, Kosovën. Por, kjo e fundit qysh pas luftës dhe pasi shpalli pavarësinë më 2008 është e shkëputur krejt edhe de facto nga arsyetimet serbe. Madje, verdikti i Gjykatës Ndërkombëtare i ka dhënë mbrojtje edhe me ligjet e Të Drejtës Ndërkombëtare.

Veçse në javët e fundit marrëdhëniet e dy vendeve dhe bisedimet e tyre po marrin shumë goditje nga pala serbe. Të tilla goditje si kjo e fundit, kur dihet që Ramush Haradinaj ka marrë pafajësi ndërkombëtare do rëndojnë si zakonisht ecurinë e bisedimeve bilaterale, që pas ngritjes së murit në Mitrovicë dhe pretendimit për ngritjen e Asosacionit po minojnë një punë të madhe për afrimin e pajtimit mes dy vendeve.

Nga ana tjetër, arrestimi i Ramush Haradinajt është edhe një kambanë për fillimin e punës de facto të Gjykatës Speciale, që vërtetë në këtë rast nuk ka rol, por që është futur në hulli për të kryer misionin e saj, i cili mëtohet se do të sjellë një trandje të vërtetë të situatës politike në Kosovë. Presidenti Thaçi vendosi ta dënojë arrestimin e kolegut të tij të luftës, ndërkohë që i duhet të vendosë shinat për një regjistër tjetër me palën serbe, që për hir të së vërtetës, po e tepron me provokimet e përsëritura të nivelit të tillë.

/javanews.al/

Etiketa: ARRESTIMIBen Andonigjykata specialePresidenti ThaçiRamush HaradinajserbetTribunaliUCK

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Tiranë/ Përplasen dy automjete, humb jetën 28 vjeçarja, 3 plagosen

Tiranë/ Përplasen dy automjete, humb jetën 28 vjeçarja, 3 plagosen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbyllja e TikTok, Gjykata Kushtetuese mban anën e qeverisë, pranon shtyrjen e seancës për në shkurt –

Mbyllja e TikTok, Gjykata Kushtetuese mban anën e qeverisë, pranon shtyrjen e seancës për në shkurt –

18:08 | 15/12/2025
Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin e mbylljes së TikTok-ut (DATA) –

Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin e mbylljes së TikTok-ut (DATA) –

18:00 | 15/12/2025
U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari –

U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari –

17:50 | 15/12/2025
Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt? –

Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt? –

17:48 | 15/12/2025
PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit –

PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit –

17:42 | 15/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Mbyllja e TikTok, Gjykata Kushtetuese mban anën e qeverisë, pranon shtyrjen e seancës për në shkurt –
  • Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin e mbylljes së TikTok-ut (DATA) –
  • U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari –
  • Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt? –
  • PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit –
  • “Neve s’kanë ç’na bëjnë” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbyllja e TikTok, Gjykata Kushtetuese mban anën e qeverisë, pranon shtyrjen e seancës për në shkurt –
  • Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin e mbylljes së TikTok-ut (DATA) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com