Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka cilësuar si të papranueshme arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë si dhe një thirrje për të tensionuar situatën në Ballkan
Ministri Hoxhaj shprehet se :“Kërkesat e Serbisë për arrestimin e shtetasve të Kosovës dhe ish-luftëtarët e UÇK-së është një thirrje e hapur për ta tensionuar situatën në Kosovë dhe Ballkan. Kërkesat serbe të motivuara politikisht për arrestimin e qytetarëve dhe lidershipit të Kosovës janë thirrje për të vepruar në mënyrë reciproke, gjë që Kosova më së paku e dëshiron”
Hoxhaj shton se ambasada e Kosovës në Francë dhe institucionet e Kosovës po bëjnë përpjekje maksimale për ta liruar Ramush Haradinajn.