Gjykata e Krimeve të Rënda, ka lënë në arrest me burg shtetasit Endrit Zela dhe Endrit Qyqja në seancën e mbajtur këtë të shtunë.
Zela, i cili mësohet se është nipi i Emiljano Shullazit u prangos ne ambientet e dhomës së takimeve në burg teksa priste te takonte Shullazin, ndërsa shoku i tij Endrit Qyqja u arrestua brenda një lokali pranë burgut.
Dy të pandehurit akuzohen se me urdhër të shefit të tyre i kanë zhvatur një shumë të madhe parash një biznesmeni.