Armë dhe municion në lokal, shpallet në kërkim pronari në Kavajë

0
82

Është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Black”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kavajë. Policia ka arrestuar një 19-vjeçar me iniciale A. Ç.,  i punësuar në mënyrë të paligjshme në një lokal ku organizoheshin lojëra të palejuara. Po ashtu është shpallur në kërkim pronari i lokalit, shtetasi E. M., 40 vjeç.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Gjithashtu, gjatë kontrollit të telefonit të shtetasit A. Ç., gjetën programe që shërbejnë për vendosjen e lotarive të palejuara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.