Marrota nuk e përmban veten dhe e gjen menjëherë pas ndeshjes njeriun që e eleminoi Juventusin nga Champions League. Drejtuesi i klubit bardhezi e ka drejtuar gishtin tek arbitri suedez Erikson, duke iu referuar disa vendimeve të tij të paqarta dhe që sipas tij ndikuan direkt në rezultatin e transfertës së Mynihut. Flitet për një gol të anulluar I shënuar nga Alvaro Motara që rezultoi I rregullt dhe një “set” faullesh të injoruara të cilat janë shumë për një ndeshje kundër Bajernit. Por veç të tjerash, prej kohësh Marrota sheh një komplot kundër italianëve, të cilët sipas tij ka ardhur koha të merren në mbrojtje. Ndërkohë që trajneri katalan i Bajernit ka theksuar se Juventus është një klub shumë i madh dhe këtë e demostroi edhe në “Allians Arena”, por që nuk i shkon që të ankohet për gjykimin. Sidoqoftë, ai që fitoi nga prania në mbrëmje e Erikson ishte pikërisht Guardiola, ndërsa Juventusi e përfundoi sezonin në Champions.