• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arben Frroku do të ekstradohet në Shqipëri

15:28 | 13/08/2016
në Uncategorized
0

Arratia dyvjeçare e Arben Frrokut do të marrë fund pas pak ditësh, kur Ministri për Drejtësi dhe Siguri në Holandë të firmosë ekstradimin e Frrokut drejt Shqipërisë.

Vrasësi i Komisarit Dritan Lamaj do t’i rikthehet qelive në burgjet shqiptare, aty ku është dënuar të qëndrojë përjetësisht.

Lexo edhe

Kam afeksion për Luizin, e kam për zemër –

Konflikt me armë zjarri në Rrëshen

Anglia triumfon lehtësisht ndaj Ukrainës –

Trupi gjykues në Hollandë rrëzoi pretendimet e vrasësit, i cili thoshte se në burgjet shqiptare i rrezikohej jeta. Sipas vendimit, të siguruar nga Abc news, gjykata e Amsterdamit pranoi kërkesën e drejtesisë shqiptare për ekstradimin e Arben Frrokut.

Dosja e plotë mberriti në Amsterdam 20 korrik të këtij viti. Ajo përmbante vendimin e formës së prerë të gjykatës shqiptare për dënim të përjetshëm.

Gjykata holandeze vlerësoi se Frroku nuk solli provat e mjaftueshme për të penguar ekstradimin e tij. Gjyqtarët holandezë arsyetuan se Arben Frroku pranoi me dëshirë avokatin gjatë procesit në Shqipëri. Kjo do të thotë se ai ka pasur mundësi të mbrohet.

Nga ana tjeterë avokati i të dënuarit pretendonte se provat mbi të cilat është dënuar Arben Frroku nuk qëndrojnë dhe filmimet e kamerave të sigurisë nuk ishin të qarta. Sipas Frrokut vendimi për burgim të përjetshëm ishte i ndikuar politikisht dhe i korruptuar.

Mbi Arben Frrokun rëndon vendimi për burgim të përjetshëm. Fillimisht Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli të pafajshëm.

Trupi gjykues i përbërë nga Klodian Kurushi, Fran Prendi, Ardjan Mustafaj, Liljana Baku, me Kryetar Dritan Hallunaj i dhanë pafajsinë Frrokut dhe e nxorrën nga burgu. Arben Frroku e shfytëzoi vendimin për t’u arratisur, por gjatë kohës që ishte i lirë u zhvilluan zgjedhjet lokale. Në media u publikua një fotografi e Arben Frrokut në fushatën e Partisë Socialiste në Pukë. Denoncimi u bë ndërkohë që prokuroria kishte apeluar vendimin.

Vendimi i Apelit ndryshoi statusin e Arben Frrokut. Ai u shpall fajtor dhe u dënua me burgim të përjetshëm, por Frroku ishte larguar tashmë jashtë Shqipërisë.

Një vit më pas, në prill të vitit 2016, Arben Frroku u arrestua në aeroportin e Amsterdamit me dokumenta të falsifikuara. Vrasësi i Dritan Lamajt lëvizte nën emrin Renato Tsepa. Rikthimi i tij në burgjet shqiptare nuk do të jetë i njëjtë. Në qelitë e burgjeve do të gjejë edhe vëllain e tij Mark Frrokun.

Etiketa: arben frrokuarratisurburgjet shqiptaredo te ekstradohetDritan LLamajHollandei pafajshemkamerat e sigurise

Të Lidhura

Kam afeksion për Luizin, e kam për zemër –

Kam afeksion për Luizin, e kam për zemër –

nga 27
20:46 | 26/03/2023
0

Edhe pse kundërshtari i saj më i fortë në lojë, Olta tha se Luizin e ka shumë përzemër dhe se...

lajmi fundit

Konflikt me armë zjarri në Rrëshen

nga 27
20:20 | 26/03/2023
0

Një konflikt me armë zjarri ka ndodhur në Rrëshen. Fatmirësisht nuk ka persona të plagosur apo vrarë. (vazhdon) The post...

Anglia triumfon lehtësisht ndaj Ukrainës –

Anglia triumfon lehtësisht ndaj Ukrainës –

nga 27
20:14 | 26/03/2023
0

Anglia ka triumfuar 2-0 ndaj Ukrainës në ndeshjen e dytë të Grupit C në kualifikimet për Euro 2024. Tre Luanët...

Metën e takova si ish-president, jo si kryetar partie –

Metën e takova si ish-president, jo si kryetar partie –

nga 27
19:54 | 26/03/2023
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur edhe për ‘shmangien’ e takimit të politikanëve demokratë nga axhenda e tij e...

Para
Kjo video vërteton se Amber Heard dhunohej nga Johnny Depp

Kjo video vërteton se Amber Heard dhunohej nga Johnny Depp

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kam afeksion për Luizin, e kam për zemër –

Kam afeksion për Luizin, e kam për zemër –

20:46 | 26/03/2023
lajmi fundit

Konflikt me armë zjarri në Rrëshen

20:20 | 26/03/2023
Anglia triumfon lehtësisht ndaj Ukrainës –

Anglia triumfon lehtësisht ndaj Ukrainës –

20:14 | 26/03/2023
Metën e takova si ish-president, jo si kryetar partie –

Metën e takova si ish-president, jo si kryetar partie –

19:54 | 26/03/2023
Olta është kuçedër, po bëja sikur flija… –

Olta është kuçedër, po bëja sikur flija… –

19:46 | 26/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Kam afeksion për Luizin, e kam për zemër –
  • Konflikt me armë zjarri në Rrëshen
  • Anglia triumfon lehtësisht ndaj Ukrainës –
  • Metën e takova si ish-president, jo si kryetar partie –
  • Olta është kuçedër, po bëja sikur flija… –
  • Klopp duhet të afrojë me çdo kusht talentin e mesfushës –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kam afeksion për Luizin, e kam për zemër –
  • Konflikt me armë zjarri në Rrëshen

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com