Ka mbërritur në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve dekreti i Presidentit të Republikës, Ilir Meta për anullimin pa afat të zgjedhjeve.
Mësohet se nënkryetari i KQZ, Denar Biba ka thirrur një mbledhje për të diskutuar dekretin e Metës e cila do të nisë në orën 12:00.
Pasi dekreti i Presidentit dërgohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ai merr masat për t’ia njoftuar këtë akt të gjithë subjekteve zgjedhore.