Antiopozitari jeni ju zoti Basha – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Antiopozitari jeni ju zoti Basha

23:19 | 10/03/2022
në Uncategorized
0

Nga Ermal Mulosmani

Kur kanë mbetur edhe fare pak kuti për tu numëruar, në kampin e Opozitës ka pllakosur heshtja. Një heshtje e rëndë, plumb, dëshpëruese, një heshtje zie… Si për një të vdekur të dashur për të cilin fjalët janë të tepërta.

Në fakt ka vdekur më shumë se një njeri, ka vdekur shpresa opozitare.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Partia Socialiste e Edi Ramës e ka thelluar epërsinë, në vitin e 9-të të qeverisjes së tij.  Megjithë bojkotin e konsiderueshëm të këtyre zgjedhjeve, Partia e Ramës ka fare pak rënie në vlerë absolute nga shifrat e 25 Prillit dhe i ka thelluar ato shifra në % votuesish.

Bojkoti ka ardhur kryesisht nga votuesit e djathtë. Ata refuzuan të bëheshin pjesë e konfliktit  duke i dhënë kështu goditjen e fundit ndërtesës së krisur fort të PD-së për ta kthyer tashmë në gërmadhë…

Për ta bërë edhe më tragjike humbjen e Opozitës nuk duken as shenjat më të vogla të gëzimit mes socialistëve. Kryeministri Rama bëri një mesazh të shkurtër falenderimi, vetëm 1 paragraf nga 4 ishin për fitoren. Pjesa tjetër i dedikohej situates në Ukrainë dhe lajmeve ogurzeza që vijnë prej andej.  Tashmë është si të fitosh një garë të pakuptimtë, pa kundërshtar. Një garë të fituar që pa nisur. Gati gati një telash, bezdi, një qokë për tu kryer.

Partia Demokratike e Lulzim Bashës megjithë 4 nënkryetarët, 10 sekretarët, 400 anëtarët e Këshillit Kombëtar apo 8000 anëtarët e Kuvendit Kombëtar nuk arriti të marrë më shumë sesa 14% të elektoratit shqiptar. E shumta. Po flasim këtu për Partinë që një vit më parë mori 39,43% dhe ishte shpresa e vetme për alternimin e pushtetit në vend.

Është vendi këtu për të analizuar pak shkaqet se pse Opozita mbërriti në këtë derexhe.

1.

Shkatërrimi i Opozitës u gatua vite të shkuara qysh me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Ishte marrëveshja e atëhershme Rama-Berisha që përmes miratimit të një sistemi të ri zgjedhor që hoqi gradualisht nga qarkullimi partitë e vogla, oksigjenin e PD-së.

E djathta shqiptare nuk arriti kurrë të ishte forcë e parë në vend përpos vitit 92. Ajo arrinte të merrte pushtetin vetëm përmes koalicioneve shumë të gjera që ia parcelizonin pushtetin dhe e gërryenin me korrupsion. Por ishin kusht i vetëm për fitore. Berisha e dinte këtë fakt ndaj ishte shumë bujar me “vocërrrakët”.

Por kaq e kishte kuptuar edhe Rama. “Partitë kioskë” siç i quante ai, duheshin shuar në njërën nga Partitë e mëdha. Për të arritur këtë qëllim iu desh ndihma e atëhershme e Sali Berishës. Ramës iu desh të bënte pazar të lartë, premtoi heshtjen opozitare ndaj shpërthimit të Gërdecit në këmbim të këtij lëshimi. Berisha ishte mbërthyer në qosh dhe ia dha votat. Aty filloi gjithçka. Përveç kësaj, duke hequr sistemin maxhoritar, roli i Kryetarit të Partisë bëhej i gjithpushtetshëm. Ai të bënte deputet, nënkryetar apo të zhdukte pa pyetur askënd për këtë punë.

2.

Ndryshimet kushtetuese të vitit 2020, me votën e deputetëve surrogatë, ishte hapi tjetër i Edi Ramës. Aty mori fund projekti i 2008-ës, zhdukja përfundimtare e atyre partive që i kishin mbijetuar grushtit të parë të tij. Pa skrupuj moralë, gjakftohtë dhe kalkulues i pashpirt ai tregoi se është një strateg elektoral që nuk i lë asgjë rastësisë. Fati i zgjedhjeve të 2021-shit u vendos praktikisht në fund të Korrikut 2020. Kryekëput në kundërshtim me garancitë e dhëna botërisht nga Ambasadorja Yuri Kim se “marrëveshja ndërpalëshe e arritur në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë do të respektohet”. Duke treguar që për interesat e Partisë së tij nuk pyet fare as për amerikanët.

3

Shpallja “non grata” e Sali Berishës nga Departamenti i Shtetit ishte edhe vdekja përfundimtare e Opozitës. Zoti Berisha apo hija e tij ishte shumë më e rëndë sesa karrigia e Kryetarit të Partisë Demokratike. Nëse DASH kishte vendosur ta nxirrte zotin Berisha nga politika duhej ta bënte vetë ose të gjente “levën” e duhur. Zoti Basha nuk kishte këllqe ta përballonte një gjë të tillë. Të gjithë e dimë që Prokuroria Speciale SPAK është krijesë e amerikanëve. Nëse Departamenti i Shtetit kishte prova për korrupsion masiv apo akuza të tjera të dënueshme penalisht, duhej që të aktivizonte SPAK-un. Në këtë mënyrë e çlironte Bashën nga hija e Berishës, madje, duke bërë sikur ky u mërzit nga ky zhvillim. Partia Demokratike do të bëhej më e unifikuar. Ky qëndrim do të kishte vetëm një të dëmtuar, Sali Berishën. Por, vendimi për t’i lënë lënë detyrë shtëpie Bashës largimin e Berishës nga Partia dhe krijimin e një partie proamerikane, praktikisht e shkatërroi Opozitën. Berisha nuk “plagosej”. Ose “vritej” (në kuptimin figurativ) ose nuk prekej.

4.

Ligjërimi publik dhe mënyra e drejtimit të Partisë Demokratike nga zoti Basha këto muaj ka qenë thellësisht e ndikuar nga vendimi për largimin e Berishës. Ndarja u bë e plotë, e thellë, pakthim. Berisha u bë më i zi se Rama e Meta. Më shumë se sa amerikanëve Basha po i tregonte të tijëve se deri ku mund të shkonte. U krijua ideja se populli mezi po i priste, sikur vetëm Berisha e paska penguar popullin të çirrej për Bashën. Tani me stafin e ri teknokrat, me kulturën e debatit e jo të përjashtimit, të argumentit e jo të zhurmës, të elitave politike e jo atyre të krimit, do të krijohej premise për ndryshim. Publiku do të gjente atë që kishte kërkuar prej 30 vitesh, ndarjen me politikën e vjetër të konfliktit, llumit, balozëve të korrupsionit etj etj.

Në imazhin e ri të Partisë së re Demokratike ishin edhe pritje përcjelljet e emisarëve amerikanë. Buzëqeshjet pa koment që dukej sikur thonin “Flet vetë sjellja, ka mesazh”.  Po e desh puna, Ambasadorja Kim edhe kërcënon haptazi duke bërë pyetje retoriko kërcënuese për kandidatët e “non gratave”. Populli duhej ta kuptonte për kë po voton. Sali Berisha është “non grata”, e dini ju këtë? – ishte refreni i fushatës së znj Kim edhe për kënaqësinë e kanakarit të saj në PD.

Në ligjërimin e zotit Basha prej vitesh kritikohet Antiopozitari. Me pak fjalë ai që bën si opozitar por në fakt i kundërvihet interesave të Opozitës duke krijuar Parti të vogla që fragmentojnë votën opozitare dhe çojnë ujë në mullirin e kundërshtarit. Ka etiketuar me këtë emër të gjithë kritikët e vetë, Patozin, Topallin etj etj.  E bënte këtë etiketim në emër të partisë kryesore opozitare, lokomotivës së numrave, që nuk duhej kundërshtuar kurrsesi. Tanimë ajo cilësi ka rënë.  Nëse do ndjekim logjikën e atëhershme të zotit Basha, atëherë Antiopozitari është vetë Basha.

Ai sot ka dështuar. Jo si ide por si numër. Por, në këtë sistem që kemi zgjedhur, vlera e ideve matet me numrin e votave të zgjedhësve. Ky treg “leshi” ka mbetë për to. Kjo sigurisht nuk është mënyra e duhur, idetë e mëdha e me vlera, në përgjithësi, janë në minorancë.  Mundet të jenë të parakohshme.

Ka vetëm një mënyrë të ndershme për të dalë nga ky qerthull. Basha jep dorëheqjen e parevokueshme dhe shpall zgjedhjet për Kryetarin e ri të Partisë. Kjo e pengon  çarjen e mëtejshme. Basha mund të rrijë aty si minoritet idesh liberale në pritje të ardhjes së momentit të tij, bashkë me mbështetësit e tij. Partia Demokratike ka nevojë shumë edhe për Bashën. Por jo më si Kryetar i saj.

 

Etiketa: AntiopozitarizmiErmal MulosmaniLulzim Basha

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Europa League/ Galatasaray  i reziston Barcelonës, Atalanta mposht Leverkusenin

Europa League/ Galatasaray  i reziston Barcelonës, Atalanta mposht Leverkusenin

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ergys Agasi udhëtonte bashkë me Ramën, të shoqëruar nga eskorta e policisë –

Ergys Agasi udhëtonte bashkë me Ramën, të shoqëruar nga eskorta e policisë –

11:41 | 24/12/2025
Emigrantët kthehen në atdhe për festat e fundvitit, rritet fluksi në pikën kufitare të Kapshticës –

Emigrantët kthehen në atdhe për festat e fundvitit, rritet fluksi në pikën kufitare të Kapshticës –

11:31 | 24/12/2025
Rriten me 25% çmimet e referencës për zhdoganimin e mjeteve –

Rriten me 25% çmimet e referencës për zhdoganimin e mjeteve –

11:15 | 24/12/2025
Jepen sot masat e sigurisë për të arrestuarit në protestën e opozitës, prezentë edhe deputetët e PD –

Jepen sot masat e sigurisë për të arrestuarit në protestën e opozitës, prezentë edhe deputetët e PD –

10:51 | 24/12/2025
Stani i drogës në Lezhë/ 4 vite burg për vëllain e ish-deputetit të PS, 6 për kunatin dhe shokun e tyre –

Stani i drogës në Lezhë/ 4 vite burg për vëllain e ish-deputetit të PS, 6 për kunatin dhe shokun e tyre –

10:31 | 24/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Ergys Agasi udhëtonte bashkë me Ramën, të shoqëruar nga eskorta e policisë –
  • Emigrantët kthehen në atdhe për festat e fundvitit, rritet fluksi në pikën kufitare të Kapshticës –
  • Rriten me 25% çmimet e referencës për zhdoganimin e mjeteve –
  • Jepen sot masat e sigurisë për të arrestuarit në protestën e opozitës, prezentë edhe deputetët e PD –
  • Stani i drogës në Lezhë/ 4 vite burg për vëllain e ish-deputetit të PS, 6 për kunatin dhe shokun e tyre –
  • Ja pse Rama nuk e lëshon Ballukun –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ergys Agasi udhëtonte bashkë me Ramën, të shoqëruar nga eskorta e policisë –
  • Emigrantët kthehen në atdhe për festat e fundvitit, rritet fluksi në pikën kufitare të Kapshticës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com