Anti-8 Marsi (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Anti-8 Marsi (film)

13:15 | 09/03/2018
në Uncategorized
0

Nga Mira Kazhani

Në qytetin tim të vogël, në Veri, kemi jetuar në katin e 6-të të një pallati në qendër. Nga njëri ballkon, më kujtohet si sot, shihja një hallë dhe një teze, që ishin fqinje. Nga dritarja e dhomës sime, hallën e madhe, që kish një ballkon me shumë karafila. Një tjetër e kishim në pallat, dy kate më poshtë shtëpisë së prindërve. Dy hallat e tjera, afër, por pa fushëpamje. Kështu, jam rritur në një shtëpi me shumë gra, kushërira, kushërinj. Pak a shumë si të gjithë ne, që e kapëm edhe komunizmin edhe sistemin e tij. Nënat na mësonin si të bënim punë shtëpie, të gatuanim, të hekurosnim dhe të ulnim kokën, kur të shkonim tek burri dhe më kujtohet se si (edhe pse më acaronte refreni “kur të shkosh tek burri… e kështu e ashtu”) nëpër dasmat e farefisit ama, ëndërroja për ditën time të madhe, kur të vallëzoja me burrin tim të vetëm të jetës.

Për 8 Mars mami na blinte çorape të bardha, deri poshtë gjurit, dhe gatuhej krem karamele, kurse me sheqerin e djegur shkruheshin emrat e vajzave të vogla.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Sot, jeta ime nuk ka asnjë fije të lidhur me projektin e fëmijërisë apo adoleshencës të dirigjuar nga nëna ime. Kurset e anglishtes zëvendësuan hekurin e robave dhe përpjekje për karrierë fshiu të gjitha parapërgatitjet dhe këshillat e saj, bashkë me vyshkjen e imagjinatës me djalin në vallëzim.

Ndonjëherë, në këtë rrugë jam vrarë aq sa do kisha dashur të kisha ndjekur një për një fjalët e nënës. Por sot nuk kam fuqi të besoj më se dëshirat e mamave vlejnë për çdo kohë. Kanë ndryshuar kohët apo unë, pak rëndësi ka.

Nëna ime vijon të japë prapëseprapë këshilla, si dikur, me doza kompromisi: Mos kritiko askënd, shkruaj dhe vetëm lavdëro. S’i ke parë disa kolege të tuat që qeshin e thonë fjalë të mira? Pse ti do e zgjidhësh? Mos sulmo, se gratë e sulmuara nuk durojnë, si burrat që zihen. “Burrat lahen me një pikë ujë, gratë s’i lan as deti”- thotë ajo shpesh!

Ajo ka të drejtë, por nuk dua më të fshihem. Do doja që asnjë grua të mos fshihet, ruhet, por nëse sulmohet të sulmojë, nëse dashurohet të puthë, nëse përjashtohet të ringrihet.

Këtë 8 Mars ia dedikoj grave të lumtura, që kanë ndërtuar një familje të shëndoshë, po aq sa edhe grave të divorcuara, të tradhtuara, po aq edhe grave që duan veç të krihen e rregullohen përsa kohë s’i bëjnë keq askujt.  Ky është një 8 Mars për gratë që nuk mendojnë njësoj, që bëjnë çfarë të duan me jetën e tyre, fusin kë duan në zemër, shtëpi. Për gratë që shkojnë në kinema në darkë, pasi kanë qarë gjithë ditën nga ndonjë trishtim, për gratë e papuna dhe për gratë e dhunuara. Për ato që ndoshta sot nuk dinë, nëse po jetojnë jetën e tyre apo jetën që e ka vizatuar tjetërkush për to. Nuk kemi pse themi “Po” apo “Jo” nga frika. Të jesh grua nuk është defekt, sëmundje.

Ky është pa dyshim 8 Marsi i mamit dhe hallave, por anti-8 Marsi im dhe i gjithë vajzave e grave që mendojnë ndryshe.

Jeta është shumë e shtrenjtë për të qenë një pulë.

P.S. Mos u zbukuroni vetëm sot, sepse bëhet e shëmtuar.

Për asnjërën nga këto nuk më ka këshilluar nëna ime, por ajo dhe të gjitha gratë shqiptare Gëzuar 8 Marsin, ndërsa disa të tjera anti-8 Marsin!

https://www.youtube.com/watch?v=L1mDCMPGl7Q

http://www.tiranapost.al

Etiketa: Anti-8 Marsifamilje të shëndoshëhallehekuri i robavekarafilakushërinjkushëriramira kazhaniteze

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
E premtja me diell, temperaturat deri në 22 gradë

E premtja me diell, temperaturat deri në 22 gradë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç –

Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç –

09:33 | 22/12/2025
Mbështetje e fortë për futbollin e Kosovës, vlerësim për progresin historik –

Mbështetje e fortë për futbollin e Kosovës, vlerësim për progresin historik –

09:07 | 22/12/2025
I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari me dy emra –

I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari me dy emra –

08:59 | 22/12/2025
Spanjë/ Socialistët në pushtet të Sanchez pësojnë një humbje të madhe në zgjedhjet rajonale –

Spanjë/ Socialistët në pushtet të Sanchez pësojnë një humbje të madhe në zgjedhjet rajonale –

08:45 | 22/12/2025
Korrupsioni dhe kapja e shtetit, opozita mban sot protestën kombëtare para Kryeministrisë –

Korrupsioni dhe kapja e shtetit, opozita mban sot protestën kombëtare para Kryeministrisë –

08:33 | 22/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç –
  • Mbështetje e fortë për futbollin e Kosovës, vlerësim për progresin historik –
  • I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari me dy emra –
  • Spanjë/ Socialistët në pushtet të Sanchez pësojnë një humbje të madhe në zgjedhjet rajonale –
  • Korrupsioni dhe kapja e shtetit, opozita mban sot protestën kombëtare para Kryeministrisë –
  • Nga politika te krimi/ Dosja e SPAK kundër grupit të djalit të ish-deputetit socialist –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç –
  • Mbështetje e fortë për futbollin e Kosovës, vlerësim për progresin historik –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com