Ankesa ndaj atdheut – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ankesa ndaj atdheut

17:14 | 09/01/2017
në Uncategorized
0

Nga Sonila Alushi

E kam bërë dhe unë, kot të them. Shkoja ato vitet e para në Shqipëri e gjithçka më dukej më skëterrë se ç’e kisha lënë. Kjo, pak sepse kisha ikur gjithë mllef, për faktin që vendi im më detyroi të zija krahët e të kërkoja strehim gjetkë e ai mllef s’më kish kaluar. Pak, se ambjentimi në Itali më kish mësuar shumë shpejt me kushte më të mira e shërbime më efiçente dhe krahasimi ish i paevitueshëm. Pak, sepse prisja që progreset në vendlindje të ndodhnin më shpejt. Pak, sepse isha e bindur që kritikat tona, të emigrantëve, ishin ndërtuese (e mbase ishin), sepse në këtë mënyrë tregonim se si duhet të funksiononin gjërat, çfarë duhet të pretendonte njerëzia. E pak, sepse kështu i mbushja mirë mendjen vetes që zgjedhja ime ishte ajo e duhura.

Me një fjalë, me këtë sjellje i fusja një shukë në gojë mallit e kthehesha e qetë në shtëpinë e re, të huaj asokohe, e të qetë. Motive të bindshme e një mundësi kthimi në kohë nuk do më bënte të sillesha ndryshe. Ishte një fazë ajo, një shkallë e nevojshme për t’u bërë për të hipur tek tjetra. Më këtë nuk dua të them që kur shkoj në Shqipëri, sot, gjej parajsën. Me këtë dua të them që sot shkoj më e qetë ashtu siç bota ime e brendshme është më e qetë e ndaj gjykoj botën e jashtme (se gjykimit nuk i shpëtoj dot unë e asnjë tjetër për mendimin tim) më me racionalitet e më me pak emocion.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Kjo më bën të gjej edhe situata të përmirësuara; njerëz që punojnë me pasion në rrethin e tyre sado të vogël; suksese të konsiderueshme në disa fusha e sidomos në mentalitetin e punës, e marrëdhënieve në familje e në shoqëri; e mbi të gjitha shoh një ndërgjegjësim gjithmonë e më të madh për çfarë mungon e si duhet të arrihet. Se t’i themi gjërat siç janë: pas 25 viteve emigrim, pra hyrje dalje te emigrantëve; pas 25 viteve eksperienca të marra jashtë vendit e të përdorura në Shqipëri; formimit profesional në vend e pothuaj në të gjitha fushat; e pas heqjes së vizave, pra lirisë të të udhëtuarit në Europë pa pengesa, nuk mendoj se njerëzia nuk di ende të dallojë të keqen e duhet të shkojmë t’ja vjellim ne në dy javët pushime.

Për mua ka ardhur një moment që ankesat e kanë konsumuar efektin pozitiv dhe punën e tyre. Sot, pas kaq vitesh rritjeje si shoqëri, mendoj që krtikat apo akoma më keq, sharjet, nuk kanë veçse efekt dekurajimi, frenimi, acarimi dhe shkatërrimi në disa raste (tek më të dobëtit). Sot, pas kaq vitesh rritjeje si shoqëri, brenda e jashtë vendit, mendoj që për të inkurajuar e ndërtuar, duhen duartrokitur progreset sado të vogla, sukseset, përmirësimet. Jo për gjë por të vjellin vrer dinë dhe vetë ata se ato hallet i jetojnë mbi supe çdo ditë e me siguri u rëndojnë më shumë se sa neve. Pra dinë të vjellin më shumë e mirë se sa ne. Puna është ç’mund të bëjmë ne të tjerët për ta. Unë për vete nuk bëj dot shumë sepse vazhdoj të jetoj jasht vendit e vazhdoj të mendoj që kam bërë mirë që nuk jam kthyer. Familja ime ka prioritet para çdo dashurie tjetër, edhe para atdheut e këtu familja ime, fëmijët e mi, janë shumë më mirë se sa do të ishin atje. Këtu kam ndërtuar çerdhen e kam vënë rrënjë tashmë. E dua këtë vend po aq sa Shqipërinë se kam kaluar gjysmën e jetës time këtu. Jam bërë grua, jam bërë nënë në këtë tokë. Hipokrizinë dhe nacionalizmat shterpë s’i kam qejf.

Ndaj ajo që dua të them është që kur nuk ke mundësi t’i ndihmosh, të paktën mos i dekurajo duke parë e shprehur vetëm të zezat. Mos e mbyt mallin se do të bëhet gur në gji. Zgjedhja jote është me siguri më e mira nga ato që kishe mundësi të bëje. Hidhe supeve, vazhdo rrugëtimin e nëse përgjatë ke mundësi të marrësh përdore kënd, unë të ulem në gjunjë. Nëse nuk ke mundësi, vazhdo rrugën sa më i qetë e sa më me pak maraz. Unë, personalisht, të vlerësoj e të ulem në gjunjë gjithsesi.

Etiketa: atdheuemigtrantenacionalizëmSonila Alushi

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Drejtësia, si ngahera, shkon andej nga e fryn era

Drejtësia, si ngahera, shkon andej nga e fryn era

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gruda feston në Manchester, sulmuesi shqiptar i shënon United-it –

Gruda feston në Manchester, sulmuesi shqiptar i shënon United-it –

18:38 | 11/01/2026
“Jam kryetari Tonin Marinaj, më duhen 40 mijë euro”/ Si u mashtrua biznesmeni përmes telefonit –

“Jam kryetari Tonin Marinaj, më duhen 40 mijë euro”/ Si u mashtrua biznesmeni përmes telefonit –

18:24 | 11/01/2026
Shkuan për të parë borën në Dajt, qytetarët bllkohen në trafik kilometrik –

Shkuan për të parë borën në Dajt, qytetarët bllkohen në trafik kilometrik –

18:08 | 11/01/2026
(VIDEO) Arsenali mposht Portsmouth me 4 gola, avancon në FA Cup –

(VIDEO) Arsenali mposht Portsmouth me 4 gola, avancon në FA Cup –

17:54 | 11/01/2026
VIDEO/ Nkunku shpëton Milanin nga humbja ndaj Fiorentinës –

VIDEO/ Nkunku shpëton Milanin nga humbja ndaj Fiorentinës –

17:42 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Gruda feston në Manchester, sulmuesi shqiptar i shënon United-it –
  • “Jam kryetari Tonin Marinaj, më duhen 40 mijë euro”/ Si u mashtrua biznesmeni përmes telefonit –
  • Shkuan për të parë borën në Dajt, qytetarët bllkohen në trafik kilometrik –
  • (VIDEO) Arsenali mposht Portsmouth me 4 gola, avancon në FA Cup –
  • VIDEO/ Nkunku shpëton Milanin nga humbja ndaj Fiorentinës –
  • Aksion në bregdet/ Vlora përmbytet, Kryeministri Rama kreh plazhin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gruda feston në Manchester, sulmuesi shqiptar i shënon United-it –
  • “Jam kryetari Tonin Marinaj, më duhen 40 mijë euro”/ Si u mashtrua biznesmeni përmes telefonit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com