Anglezët vazhdojnë ta konsiderojnë veten si shpikës të futbollit dhe ndoshta ky fakt u jep të drejtën të shpikin edhe metoda të reja përfaqësimi. Drejtues të klubeve më të mëdha nga përtej kanalit të La Manshit dhe pikërisht Ed Uduërd, zv/president i Mançester Junaited, Brus Bak, president i Çelsit, Ivan Gazidis, administrator i deleguar i Arsanalit, Ferrano Soriano, administrator i Sitit, si dhe Ian Aire i Liverpulit kanë propozuar krijimin e Superlega, për të zëvendësuar kështu Ligën e Kampionëve. Arsyeja është mbrojtja e investimeve të mëdha dhe eleminimi i mundësisë për të mos u përfaqësuar në kompeticionin më të madh europian, gjë që do të thotë edhe humbje të mëdha financiare. Në këtë mënyrë i hiqet e drejta ekipeve periferike, siç është rasti i Leiçesterit, ndërsa pjesmarrja e skuadrave “big” do të jetë e përhershme. Ndër të ftuarit në variantin e ri Champions pritet të jenë edhe Milan, Juventus, Barcelona, Real Madrid dhe Bajern.
Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka
Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45....