Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për Aneksimin e territoreve ukrainase nga Rusia.
Begaj dënon me forcë shkeljen e përsëritur të integritetit territorial të Ukrainës nga ana e Rusisë, teksa e quan lajm të keq për paqen dhe rendin botëror, veprimin e fundit të Rusisë.
“Dënoj me forcë shkeljen e përsëritur të integritetit territorial të Ukrainës nga ana e Rusisë. Sfida e hapur dhe flagrante e Rusisë ndaj ligjeve dhe komunitetit ndërkombëtar është lajm i keq për paqen dhe rendin botëror”, shkruan Begaj në Twitter.