Ambasadorja gjermane, Susanne Schutz i ka bërë thirrje opozitës që të kthehet në Kuvend për të votuar reformat.
Nga Vlora ku ishte e pranishme në një aktivitet Susanne Schutz githashtu i bëri apel opozitës që të hyjë në zgjedhjet 18 qershorit dhe të marrë vendime mbi reformat.
“I bëj thirrje opozitës të rikthehet në parlament dhe të votojë reformat. Kushtetuta përcakton rregullat, subjektet politike vendosin në bazë të saj. Partitë t’i referohen kushtetutës, në zgjedhje hyn çdo parti. Opozita të hyjë në zgjedhje dhe të marrë vendime mbi reformat”– tha Susanne Schutz.