Ambasadorja e Shqipërisë në Amerikë: Hapje graduale e fluturimeve mes Shqipërisë dhe SHBA – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ambasadorja e Shqipërisë në Amerikë: Hapje graduale e fluturimeve mes Shqipërisë dhe SHBA

09:31 | 15/06/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Luli-Faber theksoi sot se, “Qeveria shqiptare i është përgjigjur të gjithë kërkesave të qytetarëve shqiptar që duhej të udhëtonin nga Shtetet e Bashkuara drejt Shqipërisë në këto kohë tepër të vështira të Covid-19.

“Gjatë muajve të fundit, Ambasada e Republikës së Shqipërisë, ka mbështetur mbi 600 qytetarë shqiptar që të udhëtojnë nga SHBA drejt Shqipërisë nëpërmjet procesit të riatdhesimit”, shtoi ajo.

Ambasadorja nënvizon se, “duke filluar nga data 15 qershor, fillon gradualisht hapja e fluturimeve me disa vende të Europës. Kjo situatë e rrit mundësinë e udhëtimeve nga SHBA drejt Shqipërisë, tashmë jo vetëm për qytetarët shqiptar por edhe për qytetarët amerikanë”.

Read more

Sekuestrohet vila e Belinda Ballukut në Dhërmi, i shtohet akuza korrupsion dhe pastrimi i parave –

Populli ynë po vuan nga lufta, do luajmë për ta në Botëror –

Në UKT nuk pyetet më për eksperiencë, por “nga je?”, kush eshte koordinatorja e preferuara e drejtorit Shoshi… –

Pas largimit të rojeve, çmontohet gjatë natës gardhi rrethues në Zvërnec dhe Akërni –

“Pas ndërprerjes së fluturimeve në fund të muajit Mars, po hapet gradualisht edhe mundësia e fluturimeve nga Shqipëria drejt SHBA-ve. Duhet nënvizuar se akoma është në fuqi rregulli që parashikon se: “Mund të hyjnë në SHBA, të gjithë ata shtetas (shqiptar në rastin tonë) që nuk kanë qëndruar ose udhëtuar tranzit në asnjë prej vendeve të hapësirës Shengen, Britanisë së Madhe, Irlandës, Iranit, Kinës ose Brazilit brenda 14 ditëve të mëparshme (numëruar nga dita që mbërrijnë në Amerikë) para udhëtimit drejt Shteteve të Bashkuara”, theksoi Faber.

“Gjatë muajit qershor, Turkish Airlines dhe Air Serbia do të fillojnë të operojnë me fluturime drejt disa qyteteve amerikane dhe në kthim”, tha ajo.

“Sipas rregullave aktuale në fuqi, të gjithë shtetasit shqiptar mbajtës të vizave turistike dhe studentore që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Amerikës, mund të udhëtojnë vetëm nëpërmjet Turkish Airlines dhe Air Serbia. Ndërsa qytetarët shqiptar, mbajtës të lejeve të qëndrimit “green card” dhe pasaportave amerikane, nuk kanë asnjë kufizim për hyrjen në SHBA nëpërmjet udhëtimeve edhe nga vendet e Europës”, u shpreh Faber.

“Për shkak të situatës dhe vendimeve individuale të çdo shteti, rregullat, datat dhe oraret e fluturimit ndryshojnë çdo ditë. Sugjerojmë që gjatë kësaj periudhe të blini biletat tuaja nëpërmjet agjencive të fluturimit dhe jo nëpërmjet platformave online, me qëllim që të siguroheni informacion të saktë dhe të keni mundësi komunikimi kur keni pyetje”, theksoi ajo.

“Duke uruar që situata e COVID-19 të shkojë drejt përmirësimit, mos harroni: ruani distancën, përdorni maskat dhe zbatoni rregullat e higjienës!”, përfundoi ajo. /ata

Etiketa: Ambasadorja e Shqipërisë në ShBAFloreta Luli-Faberhapja e fluturimeveqeveria shqiptareSHBAsituata e COVID-19Turkish Airlines

Të Lidhura

Sekuestrohet vila e Belinda Ballukut në Dhërmi, i shtohet akuza korrupsion dhe pastrimi i parave –

Sekuestrohet vila e Belinda Ballukut në Dhërmi, i shtohet akuza korrupsion dhe pastrimi i parave –

nga 27
14:07 | 04/06/2026
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka njoftuar se ka vendosur sekuestro preventive mbi një pasuri të paluajtshme në resortin turistik...

Populli ynë po vuan nga lufta, do luajmë për ta në Botëror –

nga 27
13:37 | 04/06/2026
0

Botërori 2026 pritet të sjellë një nga historitë më të veçanta dhe më të ndërlikuara jashtë fushës, me Iranin që...

Në UKT nuk pyetet më për eksperiencë, por “nga je?”, kush eshte koordinatorja e preferuara e drejtorit Shoshi… –

Në UKT nuk pyetet më për eksperiencë, por “nga je?”, kush eshte koordinatorja e preferuara e drejtorit Shoshi… –

nga 27
13:27 | 04/06/2026
0

Në Ujësjellës Kanalizime Tiranë, prej disa muajsh punonjësit flasin më shumë për “zonat” sesa për punën. Ne korridore nuk flitet ...

Pas largimit të rojeve, çmontohet gjatë natës gardhi rrethues në Zvërnec dhe Akërni –

Pas largimit të rojeve, çmontohet gjatë natës gardhi rrethues në Zvërnec dhe Akërni –

nga 27
13:19 | 04/06/2026
0

Gardhi rrethues, i vendosur rreth një muaj më parë në zonën e Akernisë, pranë pyllit dhe hidrovorit, është hequr gjatë...

Para
Grabitësit hyjnë në shtëpi nga dritarja e marrin kasafortën me euro në Lushnje

Tentoi të vendosë tritol në oborrin e një banese, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sekuestrohet vila e Belinda Ballukut në Dhërmi, i shtohet akuza korrupsion dhe pastrimi i parave –

Sekuestrohet vila e Belinda Ballukut në Dhërmi, i shtohet akuza korrupsion dhe pastrimi i parave –

14:07 | 04/06/2026

Populli ynë po vuan nga lufta, do luajmë për ta në Botëror –

13:37 | 04/06/2026
Në UKT nuk pyetet më për eksperiencë, por “nga je?”, kush eshte koordinatorja e preferuara e drejtorit Shoshi… –

Në UKT nuk pyetet më për eksperiencë, por “nga je?”, kush eshte koordinatorja e preferuara e drejtorit Shoshi… –

13:27 | 04/06/2026
Pas largimit të rojeve, çmontohet gjatë natës gardhi rrethues në Zvërnec dhe Akërni –

Pas largimit të rojeve, çmontohet gjatë natës gardhi rrethues në Zvërnec dhe Akërni –

13:19 | 04/06/2026
Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –

12:57 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Sekuestrohet vila e Belinda Ballukut në Dhërmi, i shtohet akuza korrupsion dhe pastrimi i parave –
  • Populli ynë po vuan nga lufta, do luajmë për ta në Botëror –
  • Në UKT nuk pyetet më për eksperiencë, por “nga je?”, kush eshte koordinatorja e preferuara e drejtorit Shoshi… –
  • Pas largimit të rojeve, çmontohet gjatë natës gardhi rrethues në Zvërnec dhe Akërni –
  • Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –
  • Nga Durim Bami te Aldo Avdyli, SPAK kërkon 98 vite burg për anëtarët e dosjes ‘Revanshi –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Sekuestrohet vila e Belinda Ballukut në Dhërmi, i shtohet akuza korrupsion dhe pastrimi i parave –
  • Populli ynë po vuan nga lufta, do luajmë për ta në Botëror –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com