Ambasadori maqedon në Tiranë, afera seksuale, spiunazhi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ambasadori maqedon në Tiranë, afera seksuale, spiunazhi

19:36 | 15/07/2016
në Kosove Rajon
0

Nga Urim Gjata

Stojan Karajanov është ambasadori i Republikës së Maqedonisë që shërben prej disa kohësh në Shqipëri. Ai e nisi karrierën në Shtëpinë e Kulturës në komunën e Gostivarit dhe më tej si shef i zyrës ekonomiko-tregtare të Maqedonisë në Prishtinë. Karajovi u caktua në fillim ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Maqedonisë në Kosovë dhe më tej  ambasador në Shqipëri.

Stojan Karajanov ka zhvilluar një aktivitet të dendur spiunazhi gjatë gjithë jetës së tij, kryesisht ndaj faktorit shqiptar në Maqedoni, Kosovë, Diasporë e gjetkë. Për shkak të njohjes së shkëlqyer të gjuhës shqipe, njohjes së mentalitetit shqiptar ka hyrë në kontakt dhe ka një rrjet të madh kontaktesh në hapësirat shqiptare duke i futur në kurthe.

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Gjatë kohës që ka qenë drejtues i qendrës kulturore në Gostivar, Stojani ka punuar edhe si korrespondent i gazetës “Borba” të Beogradit, të cilën e përdorte si mbulojë, pasi punonte për shërbimin sekret serb. Kjo i ka dhënë mundësi të lëvizë në vende të ndryshme dhe të rekrutojë shtetas të kombësisë shqiptare në ish-Jugosllavi.

Në territorin shqiptar ka hyrë rreth vitit 1981 si korrespondent i “Borba”. Krahas punës së tij për llogari të shërbimeve sekrete të ish-Jugosllavisë, UDB-së për një periudhë të gjatë, Stojan Karajanov është dyshuar si bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete ruse, KGB. Por, shpërbërja e ish-Jugosllavisë bëri që kjo të harrohej, të arkivohet diku ai të vazhdojë aktivitetin e tij në Gostivar e më pas në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Djali i tij i madh ka mbaruar studimet në UT “Lomonosov” në Moskë për marrëdhënie ndërkombëtare dhe është punonjës i MPJ maqedonase dhe për merita të veçanta spiunazhi është emëruar ambasador i Maqedonisë në Rusi, me ndërhyrjen e kësaj të fundit.

Në periudhën 1998-2005, Karajanov ka qenë një ndër personat më të fuqishëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme, pasi ka patur mbështetjen e plotë të ish-ministres së jashme, Elinka Mitreva dhe të krerëve të tjerë të LSDM-së. Madje ata e quanin njëri-tjetrin “vëlla e motër”. Gjatë kësaj periudhe, diplomati Stojan ka zhvilluar një aktivitet të dendur spiunazhi në gjirin e diasporës shqiptare në këto vende.

Ndërrimi i pushtetit në vitin 2006 e gjeti drejtues i zyrës tregtaro-ekonomike në Prishtinë, por menjëherë Karajanov aktivizoi lidhjet e vjetra me “miqtë” e shërbimeve sekrete maqedonase. Kështu, ai mbeti në krye të kësaj zyre dhe u bë ambasador i Maqedonisë në Kosovë. Miku i tij më i ngushtë është Toni Jakimovski dhe njëkohësisht Sasho Mijallkov e Nikolla Gruevski.

Gjatë periudhës që ka shërbyer në Kosovë, ka zhvilluar një aktivitet mjaft agresiv për të zgjeruar kontaktet me politikanë, biznesmenë dhe persona të tjerë publikë në Kosovë. Nuk ka ministër, deputet, sipërmarrës që nuk është kontaktuar prej tij për çështje politike apo biznesi. Stojan Karajonov ka shfrytëzuar me mjeshtri inatet dhe mëritë ndërmjet politikanëve shqiptarë të Kosovës duke mësuar çdo gjë prej tyre për njëri-tjetrin dhe më pas duke i plasur ato në media apo në shërbimet e huaja. Sa i përket biznesmenëve kosovarë ka bashkëpunuar me ta për të bërë tregti me Maqedoninë, për t’u dhënë tendera rrugësh në Maqedoni në këmbim të përfitimeve financiare.

Aktiviteti i tij si ambasadori i Maqedonisë në Shqipëri, Stojani ka synuar të hyjë në kontakt me funksionarë të lartë shtetërore, duke u ofruar atyre mundësi për të bërë tregti, ndërtimtari në Maqedoni e më gjerë. Veç kësaj, është shumë aktiv me minoritetin maqedon në Shqipëri, duke i mbështetur ata financiarisht dhe duke i mbajtur gjithmonë të “frymëzuar” nga pikëpamja ekstremiste nacionaliste. Ky aktivitet është mbështetuar financiarisht nga qeveria maqedone.

Stojan Karajanov në Shqipëri është kthyer zëdhënëse i VMRO-DPMNE, duke qenë lidhje e ngushtë e ish-Kryeministrit Gruevski dhe shumë aktiv në proceset zgjedhore në Maqedoni në favor të VMRO-DPMNE. Kjo veprimtari ka qenë në aktivizimin e drejtuesve të shoqatave pro maqedonase si SONCE, ILINDEN, AMIE (Aleanca Maqedonase për Integrim) nëpërmjet Edmond Themelkos dhe Vasil Sterjovskit (Pustec), Edmond Osmanit (Trebisht). Për pajisjen e banorëve të Pustecit dhe Gollobordës me lista, me dokumente ID nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë në mënyrë të paligjshme, nën drejtimin e tij dhe koordinatorë vetë VMRO-DPMNE, gjetjen e adresave fiktive në Maqedoni (Prilep, Ohër, Resen), me qëllim për të votuar në favor të VMRO-DPMNE. Gjithashtu është interesuar për të siguruar mjetet e transportit për këtë qëllim. Kontaktet e tij kanë qenë të vazhdueshme me anëtarët e Komitetit të VMRO.

Edhe gjatë këtij viti është përpjekur duke bërë presion për të orientuar përfaqësuesit e shoqatave pro maqedonase për të regjistruar votues nga zonat të pretenduara me pakicë të tillë për të votuar në favor të VMRO-DPMNE në zgjedhjet që priteshin të zhvilloheshin në muajin qershor në Maqedoni, por që hasi në kundërshtimin e tyre të nxitur nga frika e procesit penal të Prokurorisë Speciale “Titanik” për këtë çështje në Maqedoni.

Stojan Karanajov ka një aktivitet të dendur me përfaqësuesit e shoqatave promaqedonase SONCE, AMIE, PREGOR, ILINDEN duke ju diktuar si të reagojnë për problemet e ndryshme. Ka nxitur dhe urdhëruar përfaqësues të shoqatave të mësipërme për t’u ankuar në institucionet të shtetit shqiptar, OSBE dhe PE, të çështjeve:

  1. Respektimi i rezolutës të KE dhe marrëveshjes së dy shteteve për arsimin.
  2. Hartimi i kodit të ri zgjedhor, ku t’u jepet mundësia pakicave (maqedonase) për të patur përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Zgjedhja e deputetit të bëhet pa census.
  3. Përfshirja e punësimi i pakicave në institucionet e sistemit.
  4. Dhënien e emisioneve në gjuhën maqedonase në Televizionin publik, TVSH.
  5. Firmosjen e një marrëveshjeje midis shteteve (Shqipëri- Maqedoni) për respektimin e pakicave.

Është person me moral tëdobët dhe ka ankesa nga femra në kontakte me të për afera seksuale. Ka marrëdhënie intime me anëtaret stafit të tij duke shfrytëzuar pozicionin si ambasador dhe sëmundjen e bashkëshortes së tij. Imoralitet i i tij vihet në dukje edhe nga komentet e stafit të tij në ambasadë.

Pavarësisht nga ky aktivitet antishqipar, shteti shqiptar nuk bën asgjë për ta demontuar këtë person që nën petkun e diplomatit lëviz lirshëm si spiunë agjenture partie dhe përfitues seksual nëpërmjet postit shtetëror që gëzon.

Etiketa: BorbaElinka MitrevaGostivarKGBNikolla GruevskiSasho MijallkovStojan KarajanovToni JakimovskiUDBUrim Gjata

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Leonardo Di Caprio në një lidhje me modelen Nina Agdal

Leonardo Di Caprio në një lidhje me modelen Nina Agdal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com