Ambasadori Lu po blen për barbonin me brekushe pakëz kohë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ambasadori Lu po blen për barbonin me brekushe pakëz kohë

08:50 | 08/11/2017
në Uncategorized
0

Nga Kreshnik Osmani 

Nuk është e vështirë dhe as nevojitet ndonjë nivel i lartë i IQ-së për të kuptuar se kryeministri i vendit është në ditët e tij më të erreta. Tashmë në rrylin e tij të madh, ka aq shumë hala peshqish të medhenj e të vegjël sa ai e ka të vështirë t’i kapërdijë ato. Edhe pse zoti Lu dhe zonja Vlahutin përpiqen herë pas here t’i ofrojnë ndojë copë “tul buke” që të kapërdijë halat, goja, fyti dhe ezofagu i tij janë të përgjakur nga aq shumë hala, kockë e bukë sa e ka të pamundur t’i kapërdijë ato. Tek rryli i fytit të tij kanë ngecur aq shumë hala dhe nuk ka ç’tu bëjë as uji, as tuli i bukës, as kollitja, as teshtima. Deklaratat e dy ambasadorëve protagonistë sot, tregojnë qartë se heshtja e tyre nuk mund të zgjaste më shumë se kaq dhe në një farë mënyre ata i tregojnë Ramës se tashmë topi ka kaluar nga zyrat e tyre tek zyra me flutura. Të mbash Ramën në dorë është si të mbash një thëngjill të zjarrtë që ta përvëlon dorën dhe ta bën vrimë. 

Ambasadori amerikan përcolli dy mesazhe të koduara shumë të rëndësishme. I pari është për policët e Qeverisë Amerikane (të ulur në rresht të parë) të cilët kanë zbarkuar tashmë zyrtarisht në Tiranë dhe kanë përveshur mëngët për të ndihmuar strukturat e reja dhe të brishta që do të asistojnë Reformën në Drejtesi dhe Vetting-un. Nëpërmjet këtij mesazhi zoti Lu përcjell në Uashington idenë se ai nuk ka anuar nga Rama në asnjë moment, as ka qenë duke fjetur gjumë mbi dosjet e drogës dhe të krimit të organizuar dhe implikimeve të tyre tëdrejtpërdrejta me nivelet më të larta shtetërore e qeveritare, por se ka pritur direktivat e Departamentit të Shtetit për të operuar më konkretisht. Ndërsa mesazhi i dytë është për kryeministrin duke i treguar atij në mënyrë të koduar se “ke kohë deri në Janar të rregullosh letrat apo të sigurosh një marrëveshje ‘piruete’ me Opozitën, të tipit (Qeveri e përbashkët antimafia) siç ishte edhe propozimi i zotit Basha dy ditë më parë.” 

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Duke djegur disa peshq të nivelit të dytë dhe të tretë, nëpërmjet disa masave radikale dhe arrestimeve spektakolare ata mund të arrijnë të sajojnë një skemë që mund të hutojë shqiptarët dhe mund të ngatërroje pakeëz kartat. Një pyetje të cilën nuk kemi asnjë mundësi ta shmangim na del përballë këtu dhe ngul këmbë të marrë një përgjigjje bindëse. Cila është arsyeja që zoti Lu i dha Ramës kohë deri në Janar?! Përse e bleu ai pakëz kohë për kryeministrin?! 

E vërteta është se në Uashington ka nisur një fushatë e madhe, nëpërmjet të cilës Presidenti Trump është duke përgatitur me “respektet që meriton” funeralin e trashëgimisë politike Obama dhe anekset e saj. Gjithçka ka bërë ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë është nën shenjestrën e Trump. Është vetëm çështje kohe. Ai sapo ka nisur një vizitë (tur) dhjetë ditor (me të gjatin e kryer ndonjëherë nga një president Amerikan pas Xhorxh Ë Bush) dhe pasi të sistemojë atje disa prej çështjeve më të nxehta të agjendës së tij në Azinë e Largët do t’i kthehet Europës dhe Ballkanit. Konflikti me Korenë, Rivaliteti me Kinën, Ngritja e Indisë, shqetësimi i Kinës me dosje dhe problematika që ta mbajnë Kinen pak të mbledhur në “shtëpi”, kërkimi për tregje për tregje për produktet amerikane në Kinë, Japonia, Filipinet etj janë çështje të rëndësishme që zënë vend tek prioritetet e premtimeve të tij elektorale dhe tek ballina e angazhimeve të agjendës së Shtëpise së Bardhë. 

Pa më të voglin dyshim , arrestimet e bujshme në Arabinë Saudite veçanërisht të “hasmit” të Trump-it të shpallur publikisht siç ishte Miliarderi Al Ëaleed Ben Talal, mbajnë aromën e një pazari të majmë ndërmjet Trump dhe Princit trashëgimtar të fronit, të birit 32-vjeçar të Mbretit Selman. Të jap fronin, më jep këta që të them unë. Bëjmë politikë dhe pak biznes. Trump është tregtar dhe e njeh mirë biznesin dhe aromën e parasë. Pra loja këtë herë (sapo t’i vijë radha Ballkanit) është më e madhe se zoti Lu dhe se zonja Vlahutin edhe nëse zemra e tyre mund të ketë “rrahje preferenciale” në lojën e brendshme politike.

Zoti Lu bleu për Ramën disa jave kohë. Nuk janë pak, por as shumë nuk janë. Halat që i kanë mbetur Ramës në fyt, sidomos kryehala Tahiri nuk kapërdihen lehtë. A do t’ia hedhë Rama kësaj here apo jo, këtë e di vetëm Basha, Ilir Meta (edhe këta nën trysninë e rëndë të musteqeve të FBI) dhe deputetët që mbolli me vendimin e tij tek listat e mazhorances dhe të opozitës. Rama me sa duket ia ka ftohur edhe mikut të vetëm që i kishte mbetur. Është ftohur edhe me Ankaranë shumë, “komardarja” e fundit që i kishte mbetur për tek Trump, me sa duket për javashllëkun e dorëzimit të Gylenistëve. Ky në fakt, mendon se është aq i zgjuar dhe aq i talentuar sa mund t’ua hedhë të gjithëve. Kryepeshku ka rënë, është çështje javësh ose muajsh. Është zyrtarisht në rënie të lirë dhe ritmin e rënies e përcakton shoqëria shqiptare dhe opozita, nëse është vërtete e tillë. Benevrekët qeë kishte përdorur në daljen e fundit, e tregojnë më së shumti atë rënie!

Etiketa: brekusheDonald LuDonald Trumpkreshnik osmani

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para

Fajin na e paska Donald Lu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com