Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Ambasadorët: Dialogu Kosovë-Serbi, jo më i vështirë se ulja në Hënë

Nga Klodiana 0

Këtë javë bota është përgatitur për të shënuar 50-vjetorin e shkuarjes së parë të njeriut në hënë. Apollo 11 ishte anija e NASA-s që ka dërguar astronautët Neil Armstrong, Michael Collins dhe Buzz Aldrin në satelitin natyror të Tokës më 20 korrik 1969

Ambasadori amerikan në Kosovë dhe ai në Serbi kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për të shënuar këtë datë.

Ata duke uruar për përvjetorin kërkojnë edhe njëherë që dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë.

“Të eksplorosh gjithësinë është e arritur madhështore – dhe ende e papërfunduar. Njësoj sikur edhe të ndërtosh të ardhme në paqe në Tokë. Është koha që Kosova dhe Serbia të gjejnë rrugën të kthehen në tavolinën e negociatave”, ka shkruar në Twitter, ambasadori Kosnett.

Ndërsa, ambasadori Kyle Scott në Serbi, në gjuhën serbe, ka shkruar gjithashtu në Twitter: “Nëse mund të dërgojmë njeriun në Hënë, sigurisht që mund të gjejmë edhe rrugën për tu kthyer në tavolinën e bisedimeve”.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej