Ambasada Amerikane mesazh Ramës: Opozita dogji mandatet, por përfaqëson një pjesë domethënëse të shqiptarëve! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ambasada Amerikane mesazh Ramës: Opozita dogji mandatet, por përfaqëson një pjesë domethënëse të shqiptarëve!

15:15 | 29/07/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim i ka dërguar një mesazh kryeministrit Edi Rama për gjithpërfshirje mes palëve në takimin e fundit të Këshillit Politik për ndryshimet në Kushtetutë.

Kim risjell në vëmendje faktin se i takon parlamentit që të bëjë dhe kalojë ndryshimet pasi i ka të gjithë kompetencat, duke shtruar se pikërisht këto “priviliegje” opozita jashtëparlamentare i kishin djegur bashkë me mandatet dhe nuk mund të injorohet fakti se ata, gjithsesi, përfaqësojnë një pjesë domethënëse të votuesve shqiptarë.

Deklarata e Ambasadës:

Read more

Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –

Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë –

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

Provimi i parë i Maturës Shtetërore, maturantët në Peqin u përjashtuan pasi futën fshehurazi celularë –

Gjatë javëve të fundit, Ambasadorja Kim ka pasur biseda të shumta mbi reformën zgjedhore me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha, anëtarë të Këshillit Politik mbi Reformën Zgjedhore, si dhe me një sërë ekspertësh e të tjerë. Ajo ka nënvizuar tri pika:

Së pari, Marrëveshja e 5 qershorit, e cila u arrit nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, duhet respektuar ashtu si u ra dakord për të.

Së dyti, Parlamenti ka kompetencat dhe përgjegjësinë për të marrë në shqyrtim dhe miratuar legjislacionin.

Së treti, në të njëjtën kohë, edhe pse ata të cilët “dogjën mandatet e tyre”, bazuar në përkufizimin e kësaj, kanë djegur pretendimet që mund të kishin për kompetenca dhe përgjegjësi në Parlament, nuk mund të injorohet fakti se ata, gjithsesi, përfaqësojnë një pjesë domethënëse të votuesve shqiptarë.

Për këto arsye, ne e kemi lavdëruar Marrëveshjen e 5 qershorit, të arritur nëpërmjet bisedimeve ndër-partiake; përshëndetëm miratimin në Parlament në 23 korrik të kodifikimit të Marrëveshjes së 5 qershorit; dhe nënvizuam gjithëpërfshirjen dhe transparencën, me të cilat partitë arritën Marrëveshjen e 5 qershorit duhet të jenë norma në marrjen e veprimeve të rëndësishme kombëtare.

Partitë duhet të përfshihen në Këshillin Politik me mirëbesim. Drejtuesit përkatës kanë deklaruar se çdo veprim i Parlamentit nesër nuk i mbyll negociatat e nisura në Këshillin Politik rreth listave të hapura dhe koalicioneve. Ne do të shohim, nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre. Të gjitha partitë duhet të vazhdojnë të përfshihen, në mënyrë që ligjet të cilat do të miratohen në fund, të jenë rezultat i një procesi transparent dhe përfshirës, në interes të të gjithë popullit shqiptar, dhe që e çojnë vendin përpara në rrugën demokratike – ky është një detyrim që udhëheqësit shqiptarë e kanë përpara popullit shqiptar.

Etiketa: Ambasadorja Amerikane në Shqipërikeshilli politikndryshimet në KushtetutëOpozita jashtëparlamentareYuri Kim

Të Lidhura

Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –

Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –

nga 27
15:31 | 04/06/2026
0

Kina ua ka ndaluar katër ligjvënësve të Zelandës së Re hyrjen në vend gjatë një vizite që ata bënë në...

Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë –

Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë –

nga 27
15:11 | 04/06/2026
0

Shërbimet e sigurisë së Malit të Zi dëbuan dje 87 shtetas serbë që kishin mbërritur në aeroportin e Tivatit me...

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

nga 27
15:07 | 04/06/2026
0

SPAK ka intensifikuar hetimet ndaj ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, duke e vënë atë në fokus të një dosjeje të re për...

Provimi i parë i Maturës Shtetërore, maturantët në Peqin u përjashtuan pasi futën fshehurazi celularë –

Provimi i parë i Maturës Shtetërore, maturantët në Peqin u përjashtuan pasi futën fshehurazi celularë –

nga 27
14:49 | 04/06/2026
0

Dy maturantët nga gjimnazet e Peqinit janë përjashtuar nga provimi i Gjuhës së Huaj, pasi tentuan të hynin në qendrën...

Para
Shënohet viktima e dytë e gripit në Maqedoninë e Veriut

Maqedoni e Veriut: Dyshime për keqpërdorime me fondet për pandeminë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –

Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –

15:31 | 04/06/2026
Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë –

Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë –

15:11 | 04/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

15:07 | 04/06/2026
Provimi i parë i Maturës Shtetërore, maturantët në Peqin u përjashtuan pasi futën fshehurazi celularë –

Provimi i parë i Maturës Shtetërore, maturantët në Peqin u përjashtuan pasi futën fshehurazi celularë –

14:49 | 04/06/2026
Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –

Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –

14:33 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –
  • Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë –
  • favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –
  • Provimi i parë i Maturës Shtetërore, maturantët në Peqin u përjashtuan pasi futën fshehurazi celularë –
  • Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –
  • Sekuestrohet vila e Belinda Ballukut në Dhërmi, i shtohet akuza korrupsion dhe pastrimi i parave –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –
  • Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com