Ambasada e SHBA në Tiranë njoftoi se me rastin e festimeve të shenjtërimit të Nënë Terezës, do të paraqesë një ekspozitë me të dhëna historike dhe fotografi që dokumentojnë vizitat e Nënë Terezës në Shtetet e Bashkuara.
Në një postim në faqen e ambasadës së SHBA në Tiranë thuhet: “Në festimin e shenjtërimit të Nënë Terezës në 4 shtator, ambasada e SHBA në Selinë e Shenjtë paraqet një ekspozitë me të dhëna historike dhe fotografi që dokumentojnë vizitat e Nene Terezes ne SHBA. Vizitoni faqen e internetit për të parë disa nga momentet më të paharrueshme të vizitave të jashtëzakonshme dhe të shumta të Nënë Terezës në Shtetet e Bashkuara.