“Babai i fëmijëve po më godet… më ka gjakosur… ejani shpejt ju lutem !! Policia: Më vjen keq motër… duroje edhe sot se jemi në panair !!!”, është mesazhi ironik i Edi Ogës për policinë që shpesh është shumë larg qytetarit, e sidomos larg grave që dhunohen nga bashkëshortet e tyre. “Policia që duam” është parulla e përhapur gjërësisht, për të cilën janë shpenzuar miliona euro në fushata propagandistike të ministrisë së brendëshme për policinë e shtetit…
Ndërsa mesazhi i gazetarit, i adresohet pikërisht policisë së munguar në mbrojtje të grave që dhunohen nga burrat në Shqipëri, sidomos këto ditë kur janë shfaqur video burrash duke dhunuar bashkëshortet e tyre në sytë e fëmijëve e në mes të qytetit. Policia është e zënë në panaiere…Propaganda është drejtimi i duhur i Rilindjes…