Alibeaj: Do të përdorim çdo instrument për të vendosur demokracinë e të mos lejuar instalimin e diktaturës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Alibeaj: Do të përdorim çdo instrument për të vendosur demokracinë e të mos lejuar instalimin e diktaturës

15:35 | 04/05/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Ditën e sotme duke nisur nga ora 18:00 në selinë qendrore të Partisë Demokratike në Tiranë, do të zhvillohet një takim mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kandidatëve për deputetë të PD në zgjedhjet e prillit.

Enkelejd Alibeaj, i cili siguroi mandatin e deputetit për PD në zgjedhjet që lamë pas, tha se do të diskutohet për abuzimet që janë bërë nga pushteti, në blerjen e votës, angazhimi i administratës në fushatë, por edhe tenderat e lëshuara në katër muajt e fundit, gjë e cila sipas tij, me ndryshimet e Kodit Zgjedhor janë të ndaluara.

I ftuar në “News 24”, Alibeaj theksoi se Partia Demokratike nuk i njeh zgjedhjet dhe është e angazhuar maksimalisht për të vendosur demokracinë, e të mos lejojnë instalimin e diktaturës.

Read more

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Çfarë pritet të ndodhë me ju sot?

Enkelejd Alibeaj: Do të diskutohet që është argument bisede në çdo familje shqiptare, ajo që ndodhi në 25 prill. Fakti publik për këdo që ajo që duhet të ishte një proces zgjedhor, ku do të shprehej vullneti i popullit, të mund të lexohej e tillë dhe të kishim një rezultat të gjithëpranuar që të shprehte dhe të profilizonte shkallën e parë themelore të një qeverisje legjitime. Kjo është tema që do të diskutohet.

Bashës do i paraqisni prova konkrete?

Enkelejd Alibeaj: Kjo është njëra, por ky proces faktmbledhës ka nisur prej kohësh tek PD. Është ngritur një grup ligjor dhe një grup që ka marrë të dhënat në vazhdimësi. Duke e ditur parashikuar, të asaj që do të ndodhte, ne kemi pas ngritur një grup që jo vetëm jepte udhëzimet përkatëse, por paraqiste provat që kanë ndodhur për shumë muaj me radhë.

Ky grup ka lidhje me strukturën e ngritur për mbrojtjen e votës?

Enkelejd Alibeaj: Ajo është krijuar një vit më parë, në kohën e 5 qershorit. Një grup juristësh që kanë diskutuar ato që do të ishin të pritshme nga ana e shtetit, analizat përkatëse kanë nisur me ndryshimet Kushtetuese dhe ndryshimet që kanë ndodhur në fletën e votimit. Fakti që kemi ndjekur të gjitha procedurat e prokurimeve nga dhjetori e këndej. Në Kodin Zgjedhor të vitit të kaluar u arrit një parashikim ligjor, që katër muaj para zgjedhjeve, nuk lejoheshin tenderime të parashikuara, vetëm për gjendjet e jashtëzakonshme. 240 milionë kanë qenë vetëm për ujësjellësit. Të dhënat e mbledhura për punësimet, edhe kjo ka qenë e ndaluar nga Kodi Zgjedhor. Ne i kemi mbledhur në përgjithësi. Jemi duke mbledhur edhe të dhëna të tjera që janë faktuar në zgjedhjet dhe pas tyre.

Kur pohoni këto struktura të ngritura, për ta mbrojtur votën. Përse nuk arritët ta mbroni votën, sepse thoni që është masakër e mirëfilltë elektorale?

Enkelejd Alibeaj: Nuk do të nxitohesha në konkluzionin që sapo thatë. Çështja e votës që të biem dakord, nuk është thjesht kauzë e opozitës. Vota e lirë e ndershme është kauzë e çdo qytetari shqiptar, pa dallime. Është pasuria kushtetuese më e madhe. Madje madje, për të qenë të sinqertë, strukturat që kanë detyrimin kushtetues për të mbrojtur votën, duhet të ishin strukturat ligjzbatuese. Këto janë të mandatuara. Palët në proces duhet të mendojnë për programe, komunikimin e njerëzve. Për të përcjellë programin, idetë politike. E fundit gjë që duhet të mendojnë është sesi mund të mbrohet vota, sepse në një shtet që pretendon të shkojë në BE nuk duhet të jetë shqetësim. Në fund ne mund të qortohemi. I bëmë përpjekjet tona si opozitë? Ne bëmë rezistencën maksimale para një viti, më 5 qershor, që shtrimë dorën edhe për faktin që ishte e vetmja detyrë e lënë nga BE për të plotësuar detyrat. Bëmë rezistencën tonë. Fleta e votimit rezultoi në numër të madh votash të pavlefshme, ku trefishi i tyre janë të pavlefshme. Për konfuzionin e krijuar, votat e tyre nuk llogariten, teorikisht ato do të ndryshonin situatën e shifrave. A i bëmë ne përpjekjet që të mos përdohej paraja? E bëmë sepse e vendosëm në Kodin Zgjedhor. Ne kemi bërë ndryshime edhe në shtatë ligje të tjera. Të gjitha hapat që merr opozita ne i kemi bërë, po vazhdojmë të bëjmë me mjetet, të gjitha ato që opozita duhet bëjë. Përdorimi i krimit, parasë, pasiviteti i policisë. Madje edhe përdorimi. Përdorimi i administratës shtetërore, janë çështje që duhen të shqetësojnë të gjithë shoqërinë.

Pavarësisht përpjekjeve që bëtë, s’ia dolët dot, sepse sic thoni ju 25 prilli ishte masakër. Ka një reagim nga zoti Rama dhe thotë që humbësi po fokusohet tek fituesi, por ai shtrin dorën e bashkëpunimit. Keni përgjigje?

Enkelejd Alibeaj: Më i rëndësishëm është ajo që çfarë u ka ndodhur qytetarëve shqiptarë. Nuk jemi humbës ne. Qytetarët shqiptarë janë grabitur, ato shifra të deklaruara formalisht deri më tani, janë produkt i blerjes së votës. Përballja ishte reale. Ishte përballje mes shoqërisë shqiptare dhe shtetit, që përdori të gjithë arsenalin e vet, bashkëpunimin me krimit, administratën. Të gjitha këto janë të dhëna publike. Sa kohë bëhet fjalë për situatë të tillë termat humbës fitues janë të pavend. Ne jemi gjithmonë e më larg sistemit demokratik dhe më afër një regjimi.

Kur flasim për masakër elektorale, i bie që nuk i njihni zgjedhjet?

Enkelejd Alibeaj: Nuk varet nga opinioni ynë, i njohim s’i njohim. Nëse nuk ka ndodhur të mos përdoret krimi, paratë e buxhetit për të blerë vota. Krimi a ka qenë i angazhuar? Mund t’ju sjell fakte. Punësimet e paligjshme a kanë ndodhur? Përdorimi i administratës për të shantazhuar prindër për votën, ka ndodhur. Sot kemi depozituar 50 kallëzime penale në SPAK.

Nëse nuk njihni zgjedhjet, nuk hyni në parlament?

Enkelejd Alibeaj: Nuk është në opinionin tonë, këto zgjedhje nuk njihen sepse nuk ishin zgjedhje. Ajo që është e ditur për këdo, është që jemi drejt një përballje për të fituar apo jo demokracinë, apo për të lejuar instalimin e një regjimi. Kjo është një provë. Ajo që është betejë, është jo vetëm e opozitës, por e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Atyre që rezistuan ndaj presionit të shtetit. Do të vlerësohen të gjitha instrumentet që nuk do të lejojnë instalimin e diktaturës.

Etiketa: Enkelejd AlibeajKryedemokrati Lulzim BashaPartia Demokratike

Të Lidhura

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

nga 27
23:26 | 15/05/2026
0

Aston Villa mori një fitore të rëndësishme në javën e 37 të Premier League teksa mposhti Liverpool duke siguruar matematikisht...

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

nga 27
23:12 | 15/05/2026
0

Një ndërtim pa leje në një hapësirë plazhi, në lagjen nr. 1, Sarandë, ku në një objekt (i përbërë nga...

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

nga 27
22:06 | 15/05/2026
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zhvilluar një aksion në zonën e Sarandës dhe Ksamilit për lidhjet e policisë me raste...

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

nga 27
22:00 | 15/05/2026
0

Elbit System, një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të armëve në botë, me bazë në Izrael, ka hapur...

Para
Mali i Zi merr dozat e para të vaksinës Pfizer/BioNTech

Mali i Zi merr dozat e para të vaksinës Pfizer/BioNTech

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

23:26 | 15/05/2026
“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

23:12 | 15/05/2026
Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

22:06 | 15/05/2026
Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

22:00 | 15/05/2026
“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

20:58 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –
  • Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –
  • Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –
  • “TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –
  • Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com