Ali Pashë Tepelena konsullit francez : Nëna Hanko, frymëzuesja ime – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ali Pashë Tepelena konsullit francez : Nëna Hanko, frymëzuesja ime

13:33 | 15/08/2019
në Kryesore
0

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Janar 2017

Në librin e Alphonse De Beauchamp, me titullin « Jeta e Ali Pashës » – botuar në korrik të 1822 në Paris – gjejmë një përshkrim për nënën e Ali Pashë Tepelenës, Hankon, një grua e zgjuar dhe e guximshme, e cila pas vdekjes së burrit të saj, Veliut, u kujdes me devotshmëri për djalin e saj. Pikërisht, për këtë arsye, në faqen 32 të veprës, Pashai i ka rrëfyer konsullit francez, François Pouqueville, të gjithë admirimin që kishte për nënën e tij.

Përshkrimi i Hankos nga De Beauchamp :

« Aliu, ende shumë i ri për të mbrojtur ato prona të pakta të babait, të cilat armiqtë e tij nuk ia kishin marrë akoma, do t’i kishte humbur të gjitha në qoftë se nëna e tij nuk do të merrte nën kontroll administrimin e tyre.

Deri në atë moment Hanko, vajza e Beut të Konicës dhe e veja e Veli – Beut, dukej një grua e zakonshme. Pak kohë pas vdekjes së Veli – Beut, ajo vuri në dukje aftësinë e saj të madhe dhe forcën e saj shpirtërore të jashtëzakonshme ; por me një karakter të fortë, me disa ngjashmëri me Olimpian, nënën e Aleksandrit, e lindur si ajo në Epir.

Duke mos pasur qëllim tjetër përveçse sigurimin e trashëgimisë së burrit të saj për të birin, Aliun, të cilin e donte shumë, ajo, me kujdesin dhe të gjitha përpjekjet, mori në dorë fatin e familjes (shtëpisë).

Aliu ishte asokohe 14 vjeç. Shpirti i tij i turbullt dhe gjallëria e skajshme u shfaqën herët tek ai. Babai (Veliu) nuk arriti të përqëndronte vëmendjen e tij për të studiuar ; Aliu largohej prej të atit dhe kujdestarit të tij, ikte nga shtëpia fshehurazi dhe shkonte e vraponte nëpër male, duke u endur mes borës dhe pyjeve. Pas vdekjes së babait, duke u mbështetur tërësisht tek nëna  e tij e dashur, ai iu nënshtrua vullnetit të saj, mësoi të lexonte, dukej më i qetë, dhe ndoqi vetëm këshillat e Hankos. »

Rrëfimi i Ali Pashë Tepelenës me konsullin francez François Pouqueville :

« I detyrohem për gjithçka nënës time, sepse babai pas vdekjes me patë lënë vetëm një strehë dhe disa fusha (ara). Imagjinata ime, frymëzuar prej këshillave të asaj që më dha jetën dy herë, për faktin se ajo më bëri burrë dhe vizir, më tregoi sekretin (rrugën) e fatit tim (të ardhmes). Që nga ai moment, nuk shihja më në Tepelenë vetëm se vendlindjen nga e cila përgatitesha për të sulmuar gjahun që kisha në mendje. Ëndërroja vetëm për pushtet, thesare, pallate, ku me kohën i kam realizuar dhe do të vazhdoj ; sepse pika ku ndodhem, nuk është fundi i shpresave (ëndrrave) të mia. »

Këshilla e Hankos :

Faktikisht, Hanko, duke e rritur Aliun që të jetë mbështetësi dhe trashëgimtari i pasurisë së saj, i mbante atij maksima, të cilat në një farë mynyre ishte i detyruar t’i ndiqte :

« Biri im, ai që nuk mbron pasurinë e tij, e meriton që t’ia rrëmbejnë. Kujtohu se pasuria e të tjerëve u përket atyre vetëm se janë të fortë (të aftë) ; në qoftë se ti fiton mbi ta, atëherë pasuria do të përkasë ty. »

https://www.darsiani.com/la-gazette/ali-pashe-tepelena-konsullit-francez-nena-hanko-frymezuesja-ime/

Read more

E kam të vështirë të them a besoj –

E kam të vështirë të them a besoj –

Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026 –

Etiketa: Alphonse De BeauchampAurenc BebjaFranceFrançois Pouquevilleme titullin « Jeta e Ali Pashës

Të Lidhura

E kam të vështirë të them a besoj –

E kam të vështirë të them a besoj –

nga 27
08:18 | 06/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka dalë dje me një deklaratë kontradiktore sa i përket besimit të tij. Teksa po jepte një...

E kam të vështirë të them a besoj –

E kam të vështirë të them a besoj –

nga 27
08:16 | 06/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka dalë dje me një deklaratë kontradiktore sa i përket besimit të tij. Teksa po jepte një...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:04 | 06/04/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.2 lekë dhe do shitet me...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026 –

nga 27
07:46 | 06/04/2026
0

Dashi Dita mund të nisë me një energji të fortë dhe dëshirë për veprim. Do të ndiheni të motivuar për...

Para
Prishtina nderon Dua Lipën: Vizatim mural gjigand në mes të qytetit

Prishtina nderon Dua Lipën: Vizatim mural gjigand në mes të qytetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E kam të vështirë të them a besoj –

E kam të vështirë të them a besoj –

08:18 | 06/04/2026
E kam të vështirë të them a besoj –

E kam të vështirë të them a besoj –

08:16 | 06/04/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:04 | 06/04/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026 –

07:46 | 06/04/2026
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 6 prill 2026 –

07:37 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • E kam të vështirë të them a besoj –
  • E kam të vështirë të them a besoj –
  • Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 6 prill 2026 –
  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • E kam të vështirë të them a besoj –
  • E kam të vështirë të them a besoj –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com