Albanët e Alba Fucens e Massa D’Albe në Itali – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Albanët e Alba Fucens e Massa D’Albe në Itali

17:10 | 14/08/2020
në Kryesore
0

Nëpër rreshtat e librit të fundit të profesor Fahri Xharrës, “Roma fliste shqip”

shkruan Anna Hida, Romë*

Në fillimin  e librit “ Roma fliste shqip”,  Fatmir Melingu shkruan: “Duke mos harruar  dy autorët shqiptarë, Spiro Kondon e Dhimitër Pelikën, të cilët e kanë trajtuar  problemin pellazg  në hollësi, Fahri Xharra  kalon nëpër librat  dhe studimet e shumë autorëve duke e kthyer librin “Roma fliste shqip “në një bibliotekë  magjepëse, ku çdo i interesuar e ka për kollaj të orientohet  në labirinthët e historisë  së vërtetë apo të deformuar… Është interesante se si studiuesi  Fahri Xharra argumenton  krijimin e qyteteve “Alba” kryq e tërthor Europës.

Read more

Ngjarja e rëndë në Klos/ Ky është 30-vjeçari që e mori rrjedha e ujit në Klos, pasi makina ra në përrua –

Kamëz/ Policia zbulon një magazinë me veshje të kontrabanduara dhe logo false, një turk në pranga –

Flauers Shoshi i UKT shantazhon punonjësit me ulje pagash –

Zjarri përfshin autobotin me karburant në Rrugën e Kombit, shmanget shpërthimi –

Sigurisht, në librin e profesorit Xharra gjejmë të shpjeguar mire prejardhjen shqiptare për Alba Longën dhe Astin, por për të mbështetur tezën e tij po sjellim disa argumente për dy qytete të vjetër që janë afër Alba Longës rreth 70 kilometra në lindje të saj: Alba Fucens e Massa D’Alba.

Alba Fucens është një sit arkeologjik  që gjendet në veri të qytetit të Avezzano-s  dhe që është krijuar rreth shekullit të katërt para Krishtit, si koloni  e të drejtës latine thuhet në Wikipedia, me rreth 34 hektarë tokë, në një vend shumë të fortifikuar me mure pellazgjike. Në origjinën e emrit (shkruhet po aty) toponimi “Alba” shumë i shpërndarë në botën latine e që ka prejardhjen nga rrënjët fjalës indoeuropiane që do të thotë “altura” (lartësi), por do thotë edhe “i bardhë”  (këtë shpjegim e gjëjmë edhe në librin  e  Xharrës që Alba do të thotë i bardhë). Sipas  l’Olsenio (Luca Olstenio në gjuhën gjermane Lukas Holste  i latinizuar në  Lukas Holstenius Hamnurg, 27 shtator 1596 -2 shkurt 1661, ka qënë një humanist e gjeograf historik gjerman i fesë katolike), emri vjen nga gurët e bardhë të shpërndarë nëpër fushat aty afër, dhe shumë studiues e përkrahin këtë tezë, por mbi bazën e burimeve historike emri mund të vijë edhe nga Alba Longa, metropol latin… Alba Fucens quheshin (thërriteshin) Albensi, ndërsa “Albani” ishin ata të tokës meme, pra të Alba Longes, të  cilët na i sjellin në mënyrë  të drejpërdrejtë shumë burime historike. (Appiano di Alessandria. Libro VII, 39, dhe  Strabone gjeografia  V, 3,7).

Siç shohim edhe vetë autorët italianë nuk arrijnë të përcaktojnë qartë origjinën e qytetit o sepse nuk duan, o sepse këtu janë bërë një mish-mash historike duke u përpjekur t’u japin qyteteve antike të tyre gjithmonë një prejardhje greke, kanë anashkaluar origjinën e vërtetë të tyre.

Qyteti arkeologjik i Alba Fucens gjendet në territorin komunal të Massa d’Albe. Massa D’Albe është formuar nga të  njëjtët përsona të familjeve që braktisën qytetin e vjetër të Alba Fucens (Fucens quhet fusha – dikur Liqeni Fucino, në veri të së cilës shtrihet qytetit antik, prandaj ka marrë edhe emrin Alba Fucens) për shkaqe të rrënimit të tij dhe humbjes së rëndësisë ekonomikë strategjike që kishte ai në Italinë qëndrore ku lidhte dy brigjet ë deteve Adratik dhe Tirren.

Sigurisht, nuk duam të flasim këtu për qytetin antik të Alba Fucens që është shumë i veçantë dhe mendoj që është qyteti më i afërt i Romës antike  i zbuluar në vitin 1949, por duke mos harruar titutullin e shkrimit e për të mos ju larguar temës “Roma fliste shqip”, janë ca gjëra interesante që përforcojnë mendimin e Xharrës.

Vite përpara, pas hapjes së demokracisë në Shqipëri në 1993, në Lezhë e më saktë në Blinisht, vendoset një prift italian ndër më të respektuarit dhë një kërkues, një promovues e dashamirës i historisë shqiptare imzot Antonio Sciarra, i cili u natyralizua shqiptar, jo vetem  më pashaportë (ai  ka kërkuar të varroset pikërisht në Blinisht, pasi e ndjente veten shqiptar). Kur e pyetën përse zgjodhe Lezhën për qëndrimin tënd ai u përgjigj: “Jam nisur nga një vënd që quhet Avezzano, por që ka qytetin antik Alba Fucens,që të kujton Shqipërinë, por ajo më kryesorja është se ky qytet shtrihet në rrëzë të malit që quhet Velino, i cili jo vetëm ka të njëjtin emër me malin e Velës që shtrihet në veri-lindje të Lezhës, por ka dhe të njëjtën pamje, prandaj unë kam ardhur nga një Alba shqiptare në Albanin meme”,- të Alba Fucens perfundonte bisedën imzoti.

Imzot Antonio Sciarra, famullitar i Blinishtit themelues që nga 1999 Lëvizjes “Fëmijët Ambasadorë të Paqes”, sot Shoqata e Ambasadorëve të Paqes, me seli në Baqel-Lezhë,  që gjithë jetën ia kushtoi Zadrimës e Shqipërisë.

Me të vërtetë qyteti Alba Fucens e Massa D’Albe shtrihen në rrëzë të malit të Velinos, nuk dua të sjellë mendime të gabuara, “se mos të parët e Alba Fucens u nisën nga Lezha”, por është një fakt tjetër i evidentueshem, i gjithë qyteti është i rrethuar më mure ciklopikë, ashtu siç është e rrethuar Lezha.

Një tjetër argument janë dhe muret pellazgjikë që i gjejmë si në Lezhë ashtu dhe në Alba Fucens. Vetë autori i librit  “Roma fliste shqip”na tregon se ajo që dallon pellazgët nga popujt e tjerë është pikërisht ndërtimi i këtyre mureve, të cilat dhe vetë grekët tërhiqen e nuk pranojnë se ata janë ndërtimtarët e këtyre mureve, pra jemi ne pellazgët, ilirët, shqiptarët, inxhinierët e këtyre mureve të përjetshëm.

Një fakt që na lidh ne shqiptarëve me historinë e vjetër të këtij qyteti (Alba Fucens) është se ky qytet antik deri më 1343 i përkiste familjes së Anzhuinëve të Durrësit… Si është  mundur? Mos vallë ky qytet njihej prej prejardhjes shqiptare që në kohët e vjetra dhe ishte qeverisur gjithmonë prej shqiptarëvë dhe pse ndodhej larg? Domethënë që Anzhuinët e Durrësit ishin ata që trashëguan vazhdimësinë e zotërimit të qytetit, të vjetër shqiptar Alba Fucens në zemër të Italisë.

Në Kodrën më të lartë të qytetit antik të Alba Fucens ndodhet Kisha e Shën Pjetrit. Në antikitet quhej Tempulli antik  Apollo. Mbi gërmadhat e Tempullit ashtu siç ka ndodhur pothuaj me të gjithë tempujt e vjetër u ngrit kisha e Shën Pjetrit, por karekteristikë e kësaj kishe nuk është vëtëm vjetërsia, por dy kollona që akoma gjenden në Kampanilë  thuhet që kanë pamjen ë kollonave etruske. Kush e ndërtoi këtë qytet etruskët?

Janë shumë gjëra që e lidhin këtë qytet o këto dy qytete Alba Fucens e Massa d’Albe me Shqipërinë:

1-Emri Alba Fucens dhe Massa D’Albe – Alba Longa

2- Tempulli i vjetër Apollo

3-Lidhja me Alba Longën pranë Romës

4- Ishte pronë e Anzhiunëve Durrsakë

5- Kollonat etruske

6-Mali i Velinos në Alba Fucens e Vela në Lezhë

7- Muret pellazgjike

Besoj se me këto të dhëna mund t’i themi Fahri Xharrës: profesor ke të drejtë!

* Nusha Zhuba Hida është doktore në Teori e Kërkim Shoqëror, Itali

Etiketa: Alba FucensAlbanët e Alba Fucens e Massa D’AlbeAnna HidaBaqelBlinishtiFahri XharrafamullitarFëmijët Ambasadorë të PaqesImzot Antonio ShiarraLezheMassa d’AlbeNusha Zhuba HidaRoma fliste shqipShoqata e Ambasadorëve të PaqesZadrimë

Të Lidhura

Ngjarja e rëndë në Klos/ Ky është 30-vjeçari që e mori rrjedha e ujit në Klos, pasi makina ra në përrua –

Ngjarja e rëndë në Klos/ Ky është 30-vjeçari që e mori rrjedha e ujit në Klos, pasi makina ra në përrua –

nga 27
11:50 | 10/01/2026
0

Ky është 30-vjeçari Jurgen Karaj, personi që rezulton i zhdukur pasi makina ku ndodhej si pasagjer ra në një përrua në...

Kamëz/ Policia zbulon një magazinë me veshje të kontrabanduara dhe logo false, një turk në pranga –

Kamëz/ Policia zbulon një magazinë me veshje të kontrabanduara dhe logo false, një turk në pranga –

nga 27
11:46 | 10/01/2026
0

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Brands 2”, duke zbuluar në Kamëz një magazinë ku stampoheshin veshje...

Flauers Shoshi i UKT shantazhon punonjësit me ulje pagash –

Flauers Shoshi i UKT shantazhon punonjësit me ulje pagash –

nga 27
11:30 | 10/01/2026
0

Një punonjës i Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a ka denoncuar në JOQ Albania masa ndëshkuese financiare ndaj një numri të konsiderueshëm...

Zjarri përfshin autobotin me karburant në Rrugën e Kombit, shmanget shpërthimi –

Zjarri përfshin autobotin me karburant në Rrugën e Kombit, shmanget shpërthimi –

nga 27
11:16 | 10/01/2026
0

Një trailer-autobot që transportonte karburant është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e djeshme në Rrugën e Kombit, në kilometrin e 34-të...

Para
Ndërron jetë një 79-vjeçar, viktima e 11 e COVID-19 në Shqipëri

Situatë alarmante/ 6 të vdekur në 24 orët e fundit, numër i madh rastesh të reja me COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ngjarja e rëndë në Klos/ Ky është 30-vjeçari që e mori rrjedha e ujit në Klos, pasi makina ra në përrua –

Ngjarja e rëndë në Klos/ Ky është 30-vjeçari që e mori rrjedha e ujit në Klos, pasi makina ra në përrua –

11:50 | 10/01/2026
Kamëz/ Policia zbulon një magazinë me veshje të kontrabanduara dhe logo false, një turk në pranga –

Kamëz/ Policia zbulon një magazinë me veshje të kontrabanduara dhe logo false, një turk në pranga –

11:46 | 10/01/2026
Flauers Shoshi i UKT shantazhon punonjësit me ulje pagash –

Flauers Shoshi i UKT shantazhon punonjësit me ulje pagash –

11:30 | 10/01/2026
Zjarri përfshin autobotin me karburant në Rrugën e Kombit, shmanget shpërthimi –

Zjarri përfshin autobotin me karburant në Rrugën e Kombit, shmanget shpërthimi –

11:16 | 10/01/2026
Nga plagosja te droga, arrestohen 5 persona në Tiranë e Krujë –

Nga plagosja te droga, arrestohen 5 persona në Tiranë e Krujë –

11:00 | 10/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ngjarja e rëndë në Klos/ Ky është 30-vjeçari që e mori rrjedha e ujit në Klos, pasi makina ra në përrua –
  • Kamëz/ Policia zbulon një magazinë me veshje të kontrabanduara dhe logo false, një turk në pranga –
  • Flauers Shoshi i UKT shantazhon punonjësit me ulje pagash –
  • Zjarri përfshin autobotin me karburant në Rrugën e Kombit, shmanget shpërthimi –
  • Nga plagosja te droga, arrestohen 5 persona në Tiranë e Krujë –
  • Shteti punon për klientët, jo qytetarët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ngjarja e rëndë në Klos/ Ky është 30-vjeçari që e mori rrjedha e ujit në Klos, pasi makina ra në përrua –
  • Kamëz/ Policia zbulon një magazinë me veshje të kontrabanduara dhe logo false, një turk në pranga –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com