Ditën e sotme është ngritur alarmi në Greqi për rastin e parë të infektuar me linë e majmunëve. Një turist 29-vjeçar nga Britania, i cili ndodhej me pushime në ishullin Chephalonia, është transferuar me urgjencë në pavion të izoluar me simptoma të ngjashme, në spitalin Attikon të Athinës.
Lidhur me këtë ngjarje, analizat e para rezultuan në linjë të zakonshme, nga e cila prekën kryesisht fëmijët. Gjithashtu, sot priten dhe rezultatet e analizave të dyta për çiftin, për të mësuar diagnozën përfundimtare.
Së fundmi, bashkë me 29-vjeçarin është izoluar dhe e dashura e tij, e cila nuk ka asnjë simptomë.