Policia e Elbasanit ka arrestuar ditën e sotme një person pasi akuzohet për “Falsifikim dokumentesh”.
Personi i ndaluar është Agron Xibraku, pronar i firmës së transportit urban “Gostima 2003”.
Mësohet se Xibraku ishte në kërkim nga policia pasi ka përfituar shuma të mëdha parash nga falsifikimi i dokumenteve.
Ndaj tij ishte vendosur masa e “Arrestit me burg” në mungesë.