Partia Socialiste ka zhvilluar mesditën e sotme mbledhjen e grupit parlamentar, ku Rama shprehu qëndrimin e tij për akuzat e PD për ministrin e Brendshëm. I pranishëm në mbledhjen e grupit ishte edhe Fatmir Xhafaj. Pas largimit të mediave, fjalën e ka marrë Xhafaj, i cili u ka shprehur mirënjohjen deputetëve për mbështetjen pas akuzave të PD.
“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, ju jam mirënjohës”, ka thënë Xhafaj.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS se materiali audio i publikuar nga Partia Demokratike për Agron Xhafajn, nuk është asnjë provë kompromentuese për vëllain e tij, ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.