Udhëheqësja e ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen është akuzuar për shpërdorim të fondeve të Bashkimit Evropian.
Parlamenti Evropian e akuzon politikanen franceze se ka keqpërdorur 5.7 milionë dollarë fonde të BE për të paguar ndihmësit e saj parlamentarë në Francë.
Le Pen doli dje para gjykatësve në Francë ku dëgjoi akt-padinë për thyerje të besimit publik dhe bashkëpunim në thyerjen e besimit publik lidhur me pagesat për dy prej asistentëve të saj gjatë periudhës kur ishte anëtare e Parlamentit Evropian.