Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

AKU bllokon 14.5 ton birrë për mungesë dokumentacioni, gjobitet subjekti importues

Nga Ejona 0

AKU ka bllokuar një sasi prej 14.5 ton birrë për mungesë dokumentacioni shoqërues dhe pas konfirmimeve te ardhura nga prodhuesi i birrës.

Nga kontrolli i zbatuar nga AKU rezulton se subjekti “Denis Shpk” importon produktin “Birra Paulaner” në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Njoftimi i plotë:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën me dije se po monitoron me rigorozitet cilësinë dhe efektivitetin e kontrolleve në Pikat e Kalimit Kufitar, në funksion të garatimit të ligjshmërisë dhe zbatimit të kërkesave ligjore në të gjithë zinxhirin ushqimor.

“Nisur nga bllokimi i një sasie prej 14.5 ton “Birrë Paulaner” në Pikën e Inspektimit Kufitar për mungesë dokumentacioni shoqërues dhe pas konfirmimeve te ardhura nga prodhuesi i birrës “Paulaner” mbi autenticitetin e certifikatës së analizave, AKU kontrolloi ligjishmërinë e importimit te birrës “Paulaner” nga subjekti “Denis Shpk” ku u konstatuan 13.600 copë kanaçe birre “Paulaner” (0.5 L) me afat përdorimi 07.2019.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit shoqërues rezultoi se subjekti “Denis Shpk” importon produktin “Birra Paulaner” në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, në mungesë të dokumentacionit përkatës shoqërues (Raport-Analiza që shoqëron produktin nuk përmban të dhëna identifikuese dhe individualizuese si: numër reference, numër identifikues, numër Lott-i, nuk kanë të shënuar afatin e përdorimit të produktit, si dhe certifikatat e orgjinës dhe certifikatat e analizës nuk janë të përkthyera në gjuhën shqipe).

Nisur nga shkeljet e konstatuara ndaj subjektit u morën masat si më poshtë:

Për importim produktesh në kundërshtim me ligjin u vendos masa administrative “Gjobë” me vlerën 1,000,000 lekë

Për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë u vendos masa administrative “Gjobë” me vlerë 200,000 lekë,

Subjektit iu bë ndërprerja e kryerjes së një veprimi, duke iu ndaluar tregtimi i sasisë prej 13.600 kanaçe birrë “Paulaner” (0.5 L),

Referuar problematikës së dokumetacionit shoqërues, subjektit “Densi Shpk” iu la detyrë që të tërheqë produktin e shpërndarë, si dhe produkti “Birrë Paulaner” i praktikave të importit të periudhës kohore (2018-2019) të kthehet në vendin e origjinës.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit shprehet i vendosur për të vënë përpara përgjegjësisë çdo praktikë mashtrimi, me fokus për të garantur zbatimin e ligjit, duke mos lejuar në asnjë rast që praktika të tilla të shkojnë në dëm të shëndetit të konsumatorëve”, thuhet në njoftimin e AKU.

 

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej