Aktor në Hollivud dhe biznesmen, i riu shqiptar garon për guvernator në Kaliforni – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aktor në Hollivud dhe biznesmen, i riu shqiptar garon për guvernator në Kaliforni

20:24 | 09/04/2018
në Uncategorized
0

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Klement Tinaj është një shqiptaro-amerikan 28-vjeçar me banim në Los Anxhelos, i cili ka hyrë në garën për guvernator të Kalifornisë si kandidat demokrat. Ai ka luajtur në disa filma të Hollivudit dhe është pronar biznesesh të vogla.
Në një intervistë me Ilir Ikonomi, ne VOA, Tinaj thotë se ka besim se do të dalë me sukses në këtë garë pasi mosha është thjesht një numër. Zgjedhjet brenda Partisë Demokrate mbahen më 5 qershor, ndërsa zgjedhjet për guvernatorin më 6 nëntor të këtij viti.
Zoti Tinaj, ju konkurroni në një garë të vështirë, ku ka shumë kandidatë, në një shtet të madh siç është Kalifornia. Si i shihni shanset tuaja për t’ia dalë mbanë dhe për të fituar në këto zgjedhje?
Siç e thatë, Kalifornia është vërtet një shtet i madh, është ekonomia e gjashtë më e madhe në botë, ka një bujqësi të zhvilluar, është shtëpia e industrisë së filmit dhe e medias sociale.
Unë jam kandidati më i ri në garë dhe luftoj për njerëzit e shtresës punëtore, sepse besoj se kandidatët e tjerë kontrollohen nga grupet e interesave të veçanta, nga sindikatat dhe bankat. Unë nuk pres ndihmë nga askush dhe e financoj vetë fushatën. Unë sjell në këtë garë besim dhe shpresë për shtresën punëtore, frymëzoj të rinjtë dhe shërbej si zëri i atyre që nuk kanë zë.
Kjo kërkon mjaft guxim, sigurisht. Ju erdhët në Amerikë në moshë shumë të re. Ju ishit vetëm 15 vjeç kur erdhët këtu. Më flisni ju lutem për ëndrrën tuaj amerikane. A është bërë ajo realitet deri tani?
Shumë njerëz vijnë këtu për të kontribuar për ëndrrën amerikane dhe unë jam një prej tyre. Në fakt ky është i vetmi vend në botë ku ëndrrat mund t’i bësh realitet. Mund të ëndërrosh ç’të duash dhe ta bësh atë realitet nëse ke guximin për ta ndjekur ëndrrën dhe për të ndjekur pasionin që ke.
Dhe ju keni qenë i angazhuar në industrinë e filmit për një kohë, apo jo?
Po, kam qenë në industrinë e filmit, kam edhe dy shkolla në Los Anxheles, që janë pronë e imja. Kam edhe disa biznese të vogla, jam pronar i festivalit të filmit United International, që është festivali i njëqindtë më i mirë i filmit në botë. Pra, kur i hyra garës për guvernator, pikërisht kjo më frymëzoi, sepse 50 për qind e banorëve të këtushëm punësohen nga bizneset e vogla. Duke qenë pronar biznesesh të vogla, unë e di mirë se sa të vështirë e kanë njerëzit dhe kush vuan më shumë, sidomos njerëzit me ngjyrë dhe komunitetet e varfra.
Ju keni luajtur në disa filma me rëndësi dhe me disa aktorë të njohur. Mendoni se kjo mund t’ju sjellë ndonjë mbështetje nga bota e Hollivudit?
Po. Në fakt kam marrë mbështetje nga mjaft aktorë. Kam marrë mbështetje nga muzikantë, të cilët edhe kanë publikuar një video muzikore për fushatën time, që mund ta shihni në YouTube. Mendoj se mund të kemi një shans të mirë kur është fjala për Hollivudin. Në Los Anxhelos ka mjaft aktorë të rinj që po angazhohen. Ky është edhe synimi im, që të ketë sa më shumë të rinj të cilët të fillojnë të angazhohen me vepra konkrete në komunitetet e këtushme.
Nëse ju e fitoni këtë garë, ju do të ishit guvernatori i parë shqiptar në Amerikë dhe më i riu në Kaliforni. Cilat janë disa nga cilësitë që mendoni se keni dhe që mund të sjellin ndryshimin në këtë garë?
E përsëris se qëllimi im është të frymëzoj të rinjtë, t’u jap zë atyre që nuk kanë zë dhe t’u jap shpresë shtresave punëtore si dhe njerëzve që deri tani kanë qenë të harruar. Unë mendoj se kam energjinë e duhur, kam gjithçka nevojitet për të përveshur mëngët dhe për t’i hyrë punës. Rivalët e mi në garë kanë qenë në politikë prej 15-20 vjetësh. Ata edhe sot kanë të njëjtën platformë që kanë patur 15-20 vjet më parë dhe nuk ofrojnë asgjë të re për shtetin tonë të mrekullueshëm. Unë jam i vetmi kandidat që në fakt kam një plan për Kaliforninë. Sapo kam bërë publik planin tim të veprimit prej 10 pikash. Ky është plani që do të vë në jetë për katër vitet e mandatit të parë si guvernator i Kalifornisë.
Pra ju e shihni faktin që jeni i ri si një faktor që mund t’ju ndihmojë të fitoni?
Njerëzit duan ndryshim, ata kërkojnë gjak të ri. Ata kërkojnë dikë që është i ri dhe që ka një vizion krej të ri dhe ide të freskëta. Pikërisht kjo është ajo sjell unë në këtë garë. Njëzit po humbasin shpresën dhe besimin tek zyrtarët e zgjedhur. Të gjithë ata që po garojnë në partinë tonë kundër meje, kanë qenë për një kohë tepër të gjatë në politikë.
Por nga ana tjetër ju jeni vetëm 28 vjeç dhe kjo nënkupton njëkohësisht mungesë përvoje politike krahasuar me rivalët tuaj.
Ju mund ta shihni edhe në atë vështrim, por nëse njeriu ka vizionin dhe enegjinë e duhur, mosha është thjesht një numër. Rëndësi ka të kesh një vizion dhe platformë të mirë, së cilës t’i përmbahesh dhe t’i besosh. Amerika është një vend i mundësive dhe i njerëzve guximtarë, prandaj besoj se kam një shans të madh. Vërtet që jam kandidati më i ri në garën për guvernator dhe jam shqiptari i parë, por nuk është kjo që më kualifikon për këtë post. Ajo që më kualifikon është fakti që si pronar biznesesh të vogla, unë e di mirë se cilët janë ata që e pësojnë më shumë. Ne kemi biznese të vogla që po largohen nga Kalifornia për shkak të taksave të larta, për shembull.
Zoti Tinaj, fakti që ju vini nga një familje imigrantësh, imigrantësh shqiptarë, a ju ndihmon kjo të bindni votuesit se ju i kuptoni problemet e tyre dhe mund t’i zgjidhni ato?
Po, dhe kjo e bën Kaliforninë të veçantë, diversiteti, sepse 27 për qind e kalifornianëve kanë lindur në një vend tjetër. Ata sjellin shumë shpresë dhe enegji. Ne kemi nevojë për këta imigrantë të punojnë në bujqësi dhe në biznese të tjera të vogla, sepse Kalifornia është një shtet mjaft i madh. Deri në vitin 2030 ne do të kemi nevojë për të paktën 1.1 milion punëtorë të kualifikuar për ta bërë ekonominë të ecë përpara.
https://www.zeriamerikes.com/a/klement-tinaj-kandidat-guvernator-kaliforni/4337762.html
Etiketa: guvernatorkaliforniklement tinajshqiptar

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Thaçi: Kërcënimeve të Serbisë u përgjigjemi me pushkë

Thaçi: Kërcënimeve të Serbisë u përgjigjemi me pushkë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –

Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –

08:23 | 18/12/2025
Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 18 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:09 | 18/12/2025
Popullsia e Shqipërisë po tkurret shumë shpejt, deri tre herë më shumë se Rajoni –

Popullsia e Shqipërisë po tkurret shumë shpejt, deri tre herë më shumë se Rajoni –

08:03 | 18/12/2025
Horoskopi për ditën e sotme, 8 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 18 Dhjetor 2025 –

07:45 | 18/12/2025
Parashikimi i motit për sot, 17 Dhjetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 18 Dhjetor 2025 –

07:36 | 18/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –
  • Këmbimi valutor 18 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Popullsia e Shqipërisë po tkurret shumë shpejt, deri tre herë më shumë se Rajoni –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 18 Dhjetor 2025 –
  • Parashikimi i motit për sot, 18 Dhjetor 2025 –
  • PD duhet të dëgjojë votuesit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –
  • Këmbimi valutor 18 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com